Belind Këlliçi vazhdon takimet me komunitetin shqiptar në SHBA.
Ai teksa është takuar me shqiptarë në Sterling Heights ka përcjellë në rrjetet sociale foto dhe mesazhin e mëposhtëm:
Nuk ka sot shqiptar brenda apo jashtë vendit tonë, që nuk e njeh situatën e vërtetë në të cilën ndodhet Shqipëria.
Narkoshteti i parë i Europës i ngritur nga Edi Rama, do shembet nga themelet në zgjedhjet e ardhshme!
Shqiptarët e Amerikës janë të vendosur për ndryshimin e madh. Korrupsioni endemik dhe hajdutëria e kanë marrë peng vendin tonë.
Ndaj mbështetja e diasporës është jetike për PD dhe çdo shqiptar të ndershëm!
Vota e diasporës është një shans historik për të rikthyer shpresën e humbur këto 12 vite!



