Fjala stato në juridiksionin latin vjen nga estatus, dhe në shqip nuk përkthehet kaq thjesht me fjalën shtet. Përse i bëni çorbë mendjet e miletit?
Nuk është stato del Vaticano, por stato della Cita del Vaticano! Uhuuu, larg sa Toka nga Marsi. Përse i bën çorap konceptet juridiko-administrative?
Sovranitet nuk do të thotë thjesht sovranitet shteti! Ka kuptim tjetër! Nuk përkthehet pavarësi shtetërore! Mos i bëni dhallë mendjet e njerëzve.
Nuk ka sovranitet Cita del Vaticano, por vetëm Selia e Shenjtë si jo anëtar i Kombeve të Bashkuara, por vetëm dëgjues.
Në qeverisjen e vetes së vet Selia nuk është republikë, ç’a po thoni, është monarki absolute elektive.
Se po të ishte shtet i vërtetë bektashian, atëhere do të kishim për herë të parë krijimin e një shteti fetar, ku shteti dhe feja janë bashkë.
Po nuk është shtet dot, ndofta satus.
Se ndryshe, kjo është të duash të bësh petlla me ujë. Teokraci e krijuar në Shqipëri në shekullin 21 ? Por, nuk është kjo as në Vatikan.
Sovranitetin ndërkombëtar (jo shtetëror) mund ta shpallësh, puna është a ta njeh njeri? OKB nuk po na njeh as Kosovën !
Vatikani e kishte juridikisht shtetin sovran dhe i dha Musolinit, nuk e kishte Musolini shtetin dhe i dha sovranitetin Vatikanit! Ishte më jep të jap, nuk ishte falje sovraniteti.
Vatikani dha shtetin dhe mori statusin, se nuk ishte budalla Musolini sado kokë Duçe! Dha statusin dhe i mori shtetin. Kopil i madh!
Se në shkencat e diversitetit kulturor dhe religjioz, toleranca tregohet duke u shkrirë me të tjerët në të njëjtin shtet, jo duke u ndarë nga fetë e tjera në shtet më vete.
Por, nuk është dot shtet pra, se mund të bëhet shtet sa mund të bëhet Naim Frashëri republika serbska.
Mos e bëni edhe historinë çorbë me lakra për derra!
Le ta lemë mënjanë Vatikanin në qetësinë e tij të shenjtë!
Edhe Naim Frashërin.
Ka punë puna!
Uuuuuuu, sa ka puna!
Por, më erdhën ndërmend ata që bëjnë fjalorin e gjuhës shqipe! Çfarë kanë për të hequr me fjalët politike, filozofike, juridike, kur t’i përkufizojnë, etj. Do të jetë humor i madh!

