Fredi Beleri ka fituar lirinë. Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Geni Gjyzari.
Beleri u paraqit ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier dhe kërkoi lirimin me kusht.
Tre seancat e mëparshme kishin dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.

