Meqë ra llafi.
Kur na sollën telefonin e parë në fshat, e vunë andej nga depot e kooperativës në një dhomë ku rrinin rojet, e ruanin si sytë e ballit.
Sa binte zilja tak më këmbë …
Kishim dy roje, Sulua nga fshati, e xha Izeti nga Kakaçi.
Sulua ishte pak i bytymtë dhe e kishin porositur (sakën se flet në telefon, po ra zilja thirrë Izetin a ndonjë brigadier andej rrotull)
Bie zilja xhërrrr …
E ngre Sulua, alo i thotë zëri matanë telit.
Nuk jam alua unë thotë Sulua i shkretë, Alua është Izeti ja të vete ta thërres.
Vrap Sulo i shkretë kërkonte xha Izetin …
Nuk na mjaftonte depua e armëve me ca pushkë të 1900-s, por na sollë edhe një kundërajror, e vendosën në kodër.
E bir o bir.
Sytë me “lot” ju mbusheshin fshatarëve nga krenaria kur e shikonin majë kodrës mbi fshat .
Çetat vullnetare të “mirëtrajnuara” në trashetë e hapura nga i intërnuari Petriti i Asllanit, (barkun bosh me bukë misri) ishin kompetencë e Vaitit …
Armikut …
Pordhet shtatë ….

