Sot inagurohet rikonstruksioni i Kullës së Bajraktarit të Hotit.
Ato shkallë si në foto i kam ngjitë për herë të parë në shtator 1974 kur baba e nana ime u transferun nga fshati Vuçë në Kushe Hot si arsimtarë.
Baba nepte landën histori -gjeografi në 8 vjeçare e nana në fillore.
Kur u ktheva në shpi nga Hoti gjyshi Caf më tha: Bir ke kenë sot në shpi të Bajraktarit të Hotit.
Ka kenë në shpi e parë e jo veç në Malci dikur.
Kaq më tha.
Më vjen keq se e di që baba kurrë për rreth 11 vjet që ish mësues historie aty nuk ka mujtë me u tregu nxanësve të tij historinë e vërtetë të ksaj Kulle Heroike.
Kalova dje pasdite ka statuja e Dedë Gjo Luli para Muzeut të rrethum Komtar meqë nuk do jem sot në inagurimin e riparimit të Kullës Parë të Malësisë së Madhe.
(Në foto: Kulla e Bajraktarit, statuja e patriotit Ded Gjo Luli në Tiranë)



