Megjithëse mjekësia ka përparuar me hapa gjigandë, fatkeqësisht artriti (rheumatizma) mbetet një sëmundje kronike që torturon mijëra njerëz, dume kufizuar aftësinë e tyre për punë dhe cënuar mirëqenien.
Rheumatizma (artriti) është një një fjalë e përgjithshme që shpreh gjendjen inflamatore dhe dhimbjet në kocka, artikulacione dhe muskuj.
Është sëmundja ndoshta më e përhapur ndër shqiptarë. Preken të gjitha moshat, përfshirë fëmijët.
Dy llojet më të përhapura të artritit janë osteoartriti dhe artriti reumatoid.
Nyjet që preken më shpesh janë ato në:
⭕️ duart
⭕️shtylla kurrizore
⭕️gjunjët
⭕️ ijet
Simptomat që përjetoni do të ndryshojnë në varësi të llojit të artritit që keni.
Është e rëndësishme të keni një diagnozë të saktë nëse keni:
⭕️ dhimbje kyçesh,
⭕️ënjtje dhe ngurtësim rreth kyçeve
⭕️ kufizim lëvizjesh në kyçeve
⭕️ skuqje të lëkurës dhe nxehtësi mbi nyjen e prekur
⭕️ dobësim e dhimbje të muskujve
Trajtimet për artritin përfshijnë rregullime dietike, medikamente dhe kirurgji.
Këshilla ime: Përpiquni të mbani nën kontroll simptomat e artriti me rregullimet dietetike, pasi kushton shumë më pak dhe nuk ka efekte anësore.
Unë kam provuar në gjithë vitet e mija të ushtrimit të profesionit se një përzgjedhje e mirë e ushqimeve si dhe marrja e suplementeve të cilat ndihmojnë riparimin dhe rigjenerimin e kërceve përmirësojnë afatgjatë simptomat pa oatur nevijë për anti-inflamatorë e analgjesikë.
• Përzgjedhja e një diete dhe marrja e suplementeve të veçanta, ul përgjigjen inflamatore të trupit.
• Duke korrigjuar shëndetin e zorrëve, nxisni një përgjigje imunologjike më të ekuilibruar.
• Planizoni një dietë me reaksion të ulët duke evituar ushqimet që mund të përkeqësojnë simptomat tuaja të artritit.
• Trajtoni dhe korrigjoni çdo mangësi ushqyese që mund të shkaktojë simptomat e artritit.
Disa nga analizat më të zakonshme që duhen kryer janë:
· analizat e tiroides
· analizat e sistemit tretës
· analizat e gjakut
· analizat e urinës
· analizat për metalet e rënda
· analizat për acideve yndyrore
· analizat për mineraleve dhe vitaminave
Pas ekzaminimeve, doktori juaj i besuar do të hartojë një plan individual që përfshin:
· Dietë të detajuar
· Këshilla për ushqyerjen
· Një plan aktivitetin fizik
· Mjekim me suplemente e vitamina
· Mjekim me barna (nqs duhet)
· Ndryshimi i stilit të jetesës dhe rekomandime të tjera.
➡️Këshilla ime: hani mirë!
Nëse keni artrit, të hani një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar është thelbësore. Ju mund të merrni të gjitha lëndët ushqyese që ju nevojiten dhe të mbani një peshë të shëndetshme duke ngrënë një dietë të ekuilibruar.
Mbusheni frigoriferin me :
🥒🍊🍋fruta dhe perime, mish, peshk, vezë dhe fasule, produkte të fermentuara të qumështit, arra, bajame, lajthi, drithëra etj
Humbja e peshës mund t’ju ndihmojë patjetër të menaxhoni artritin nëse jeni mbipeshë. Ijët, gjunjët, kyçet dhe këmbët tuaja vuajnë nga pesha e tepërt, gjë që rrit dhimbjet, dëmton kyçet dhe keqëson lëvizjet.
Kujdesuni për veten!
Dr. Ilir Allkja

