Ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital 27-vjeçari Amarildo Pajtoni, ose siç njihej ndryshe për familjarët dhe shoqërinë si “Ildi”, pasi ishte përfshirë në një aksident tragjik të regjistruar rreth dy javë më parë.
Amarildo është djali i sipërmarrësit Mentor Pajtoni dhe nipi i biznesmenit tjetër Armando Pajtoni.
27-vjeçari ishte i apasionuar pas motorit dhe kafshëve të rralla, ai postonte shpesh foto me një këlysh luani, por ishte motorit, pasioni tij që i mori jetën, pasi më 30 Qershor u përplas me një makinë në autostradën Rrogozhinë-Kavajë.
Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës, ku ndodhej në gjendje kome nga goditja në pjesën e kokës.
Edhe pse kujdesi i mjekëve ishte maksimal Amarildo nuk ia doli dot dhe ditën e djeshme (15 Korrik) iku në amshim.
Lajmi i trishtë është konfirmuar edhe nga i vëllai i tij, Redi Pajtoni, i cili në një postim në rrjetet sociale ka shkruar: “Ah zemra e vëllait pse më le vetëm”.




