NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha me gazetarët: PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera
    16 hours ago
    Kryeministri Rama mbledh sot në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, çfarë pritet të diskutohet…
    2 days ago
    Skandali me himnin shqiptar në Pustec/ Berisha: Reagimi i Ramës ishte i turpshëm, mbrojtën autorin kryesor, kryetarin e tyre të bashkisë
    3 days ago
    Bashkëbisedim me qytetarët/ Berisha: Kam mendim pozitiv për ambasadorin e SHBA, do shkoj në Amerikë me rastin e ndonjë konference
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Presidenti Begaj vizitë në Poloni, pritja në Pallatin Presidencial dhe takim me Presidentin Andrzej Duda.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Berisha me gazetarët: PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi/ Tabela që mungon në çdo rrugë….
Të tjera
Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, dyshohet për 2 viktima
Aktualitet Kryesore
Basir Çollaku/ Yjet e ministrave shqiptarë dhe tavani hotelier i ministrave belgë
Të tjera
Kryeministri Rama mbledh sot në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, çfarë pritet të diskutohet…
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Presidenti Begaj vizitë në Poloni, pritja në Pallatin Presidencial dhe takim me Presidentin Andrzej Duda.

Neutrale
Last updated: 2024/07/02 at 3:26 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Varshavë me ftesë të Presidentit të Polonisë, Andrzej Duda.

Ceremonia e pritjes në Pallatin Presidencial u pasua nga takimi kokë më kokë mes Presidentëve të dy shteteve dhe më pas me takimin bilateral të delegacioneve përkatëse. Presidenti Begaj e konsideroi domethënës faktin që vizita e tij përkon me vitin kur Polonia kremton 25-vjetorin e anëtarësimit në NATO, 20-vjetorin e anëtarësimit në BE dhe 35-vjetorin e shembjes së komunizmit.
Biseda mes Presidenti Begaj dhe homologut polak Duda u fokusua në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin përballë zhvillimeve rajonale dhe sfidave globale.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin e Polonisë, Presidenti  Begaj bëri të ditur se kryefjalë e këtij bashkëbisedimi ishte dakordësimi dhe konsolidimi i vullnetit të përbashkët për një bashkëpunim më të ngushtë në një seri temash të rrafshit dypalësh, por edhe për zhvillimet rajonale apo kërcënimet globale.
Në bisedime u ra dakord, gjithashtu, që marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ekzistues të nxitet e zgjerohet më tej në të gjitha fushat me interes të përbashkët,  në veçanti në ato ekonomike.
Arritjet e deritanishme, sipas Presidentit Begaj, duhen vijuar me të tjera bashkëpunime.  “Shqipëria, – u shpreh Kreu i Shtetit, – mbetet plotësisht e interesuar të presë më tepër investime direkte në infrastrukturë, transport, bujqësi, turizëm, etj, për faktin se ka një ekonomi dinamike, monedhë të qëndrueshme, inflacion nën kontroll, si dhe një sektor bankar të shëndetshëm.
Kreu i Shtetit i shprehu homologut të tij polak mirënjohje për mbështetjen e dhënë ndaj procesit integrues të Shqipërisë në BE. Marrja e Presidencës së Këshillit Evropian në fillim të vitit 2025 nga ana e Polonisë u vlerësua nga Presidenti Begaj si një mundësi për nxitur përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe për të lehtësuar më shumë përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Ndërsa shprehu mirënjohje ndaj Polonisë për përkrahjen e vazhdueshme të Kosovës, Presidenti Begaj inkurajoi vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike Varshavë – Prishtinë. Presidenti i Shqipërisë e vlerësoi të një rëndësisë strategjike edhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe NATO-n.
Për sa u përket çështjeve të sigurisë në rajon, Presidenti i Republikës vlerësoi kontributin e Polonisë në kuadër të KFOR-it në Kosovë apo Althea në Bosnjë dhe Hercegovinë. Gjithashtu,  përballë luftës në Ukrainë, Kreu i Shtetit vlerësoi se Ballkani Perëndimor duhet të ruajë vizionin për të ardhmen Euroatlantike dhe për këtë nevojiten politikat e zgjerimit të BE-së.
Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin se “Shqipëria vazhdimisht dhe pa ekuivok ka shprehur solidaritetin e plotë ndaj Ukrainës dhe ka theksuar mbështetjen e palëkundur e të vazhdueshme për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht”.
Në këtë drejtim, u vlerësua roli dhe angazhimi i Polonisë dhe Presidenti i Republikës i shprehu homologut Duda mbështetjen e plotë.
“Është jetike për sigurinë tonë të përbashkët që të shtojmë dhe të ruajmë mbështetjen për Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme. Mbështetja e Ukrainës nuk është bamirësi, është një investim në sigurinë e përbashkët, në të tashmen dhe të ardhmen tonë. Ne besojmë se e ardhmja e Ukrainës qëndron brenda familjes Euroatlantike dhe mbështesim synimin e Ukrainës për t’u bërë anëtare e NATO-s sa më shpejt që ta lejojnë kushtet”, – deklaroi Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, të mbajtur ne Varshavë.

Neutrale July 2, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Berisha me gazetarët: PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera
16 hours ago
Lutfi Dervishi/ Tabela që mungon në çdo rrugë….
18 hours ago
Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, dyshohet për 2 viktima
1 day ago
Basir Çollaku/ Yjet e ministrave shqiptarë dhe tavani hotelier i ministrave belgë
2 days ago
Kryeministri Rama mbledh sot në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, çfarë pritet të diskutohet…
2 days ago

Berisha me gazetarët: PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera

Lutfi Dervishi/ Tabela që mungon në çdo rrugë….

Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, dyshohet për 2 viktima

Basir Çollaku/ Yjet e ministrave shqiptarë dhe tavani hotelier i ministrave belgë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?