NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
    22 hours ago
    Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.
    22 hours ago
    Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
    4 days ago
    Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Këlliçi: Çdo ditë që Veliaj qëndron në zyrë SPAK i jep mundësi të zhdukë provat!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
Kryesore Politikë
Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.
Ekonomia Kryesore Politikë
Eduart Halimi/ Strasburgu rikthen tre magjistrat në sistemin e drejtësisë. Shkelje flagrante për shkarkimet nga vetting…
Të tjera
Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet…
Të tjera
Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Këlliçi: Çdo ditë që Veliaj qëndron në zyrë SPAK i jep mundësi të zhdukë provat!

Neutrale
Last updated: 2024/06/18 at 10:32 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI:

Të nderuar qytetarë,

Ditën e djeshme depozituam zyrtarisht në SPAK studimin e famshëm të IFC, të muajit shkurt të vitit 2014, i cili fakton se projekti i atëhershëm i Bashkisë Tiranë, parashikonte që qytetarët të paguanin shifrën e 38 euro/ton për të gjithë zinxhirin e trajtimit të mbetjeve, duke përfshirë pastrimin e rrugëve, mbledhjen e mbetjeve, transportin, depozitimin, zgjerimin e landfillit, e në fund trajtimin e tyre.

Sapo Erion Veliaj futi këmbët në Bashkinë Tiranë në vitin 2015, ai hyri me një plan të detajuar të zhvatjes së qytetarëve të Tiranës përmes dy skemave të qarta tashmë për këdo.

E para propozoi, mbrojti publikisht dhe firmosi personalisht konçensionin e mbetjeve, dhënë kompanisë Integrated Energy BV SPV, ku deri më tani ka vjedhur të paktën 132 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve për një incenerator që nuk ekziston dhe gjithashtu i dha monopolin e pastrimit të qytetit, duke paguar rreth 17 milionë euro në vit, miqve të tij të Ndranghettës Italiane, përmes kompanisë Eco Tirana.

Skema e dytë ishte ajo e vjedhjes së 100% të fondeve publike përmes kompanisë famëkeqe 5D Konstruksion, skemë e cila u replikua dhe nga disa titullarë të tjerë, si famozi Arben Maloku me kompaninë e tij ARB-Trans 2010 dhe Kujtim Qefalia me kompaninë Dajti Park 2007.

Të tre këto kompani kanë përfituar tendera publikë dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë, për një vlerë që e tejkalon shifrën 200 milione euro.

I gjithë shtabi elektoral i Erion Veliajt në zgjedhjet e majit të vitit 2023, janë të kallëzuar në SPAK prej më shumë se 1 viti dhe kjo strukturë vijon gjumin letargjik mbi këto dosje flagrante.

Edhe pse sot, me miratim të Veliajt gjenden prapa hekurave Taulant Tusha, Mariglen Qato dhe Redi Molla, Erioni vazhdon i qetë pagesat për 5D dhe inceneratorin fantazmë të Tiranës.

Partia Demokratike dhe unë personalisht, jemi të angazhuar që fatin e 3 drejtorëve në qeli, ta ketë vetë pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe 5D Konstruksion Erion Veliaj, sëbashku me pjesën tjetër të mbetur ende jashtë dhe në shërbim të këtij banditi.

Çdo ditë që kalon, qëndrimi i Erion Veliajt në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, i jep atij mundësinë të zhdukë provat dhe të vazhdojë të vjedhë i qetë buxhetin e Bashkisë Tiranë.

Kolegët e Erionit në SPAK, duhet të ndajnë mëndjen njëherë e përgjithmonë. Ose janë bashkëpunëtorë të hajdutit Erion Veliaj, ose janë në shërbim të ligjit dhe drejtësisë. Rrugë të mesme NUK KA e NUK DO TË KETË!

Për këtë arsye, ftoj sërish qytetarët e Tiranës, demokratë e socialistë, me apo pa parti, të protestojmë sëbashku përpara Bashkisë Tiranë, ditën e premte, datë 21 qershor, ora 11:00.

Largimi i menjëhershëm nga zyra i hajdutit Erion Veliaj është emergjencë kombëtare.

O sot, o kurrë.

Ju faleminderit.

Neutrale June 18, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
1 Comment 1 Comment
  • Flora keci says:
    June 18, 2024 at 11:10 am

    Belindi mirdita dhe të përshëndes nga Bruxelles besoj dhe shpresoj të takohemi shpejtë dhe së dyti belindi ata nuk kanë turpe kur shkuan në parlamente sikur nuk shkuan për të dhënë llogari por shkuan për të kërkuar zgjatje mandati plus qe u ulen në tavolinë me njerëz të futur nga krimi turpe plus qe nga kreu i spakut që gënjen për pasurinë e tij plus qe mban në detyrë njerëz me të shkuar kriminale si zonja millonai njerëz me të shkuar diktatoriale si ai prokurori që është shkarkuar që në kohën e zotit Berisha si dhe gjykatëse me tre mbiemra turpe për këta mjeran që përdoren politik ishte për të mbajtur të izoluar liderin e pd

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!
22 hours ago
Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.
22 hours ago
Eduart Halimi/ Strasburgu rikthen tre magjistrat në sistemin e drejtësisë. Shkelje flagrante për shkarkimet nga vetting…
22 hours ago
Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet…
3 days ago
Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
4 days ago

Bardh Spahia/ Padrino i vërtetë i Shqipërisë flet me gjuhën e rrugës!

Xhelal Mziu: Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham.

Eduart Halimi/ Strasburgu rikthen tre magjistrat në sistemin e drejtësisë. Shkelje flagrante për shkarkimet nga vetting…

Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?