Avokati Sokol Mëngjesi është dhunuar sot duke u goditur me levë dhe grushte nga persona të paidentifikuar.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Tre autorët, të cilët ende nuk janë identifikuar i kanë zënë pritë Sokol Mëngjesit pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup.
Policia bën me dije se avokati Sokol Mëngjesi është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve
Sipas uniformave blu është ngritur një grup hetimor për të zbuluar motivet e ngjarjes. Gjithashtu policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Vlen të theksojmë që Sokol Mëngjesi është avokat i Saimir Mërtirit të Inceneratorëve, por edhe avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha në hetimet e SPAK për dosjen ‘Partizani”.
“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

