Nga Kostantin Luçi
Që nga viti 2018, 222 klerikë dhe murgesha katolike janë detyruar që të largohen nga vendi si pasojë e dhunës së ushtruar nga diktatura sandiniste komuniste e Daniel Ortegës dhe Rosario Murillos. Dioqezat më të prekura nga largimi i priftërinjve janë Managua, Matagalpa, Leon, Esteli dhe Granada. Në vitin 2018, tre priftërinj u larguan. Në 2019 ishin edhe tre të tjerë dhe në 2020 vetëm një I tillë dhe pesë në 2021. Por, situata u përkeqësua që nga viti 2022, kur 20 priftërinj u detyruan të largoheshin nga vendi. Në vitin 2023 ishin 62 priftërinj që u larguan nga vendi dhe në 2024, vetëm në katër muajt e parë, tashmë janë 34. Sipas studiueses Martha Patricia Molina, numri mund të jetë edhe më i lartë në vitin 2024.

