Traumatike ajo çfarë ka ndodhur sot në Londër, ku një burrë me shpatë në dorë ka kryer një sulm agresiv ndaj qytetarëve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në verilindje të Londrës ditën e sotme pasi një burrë i armatosur me shpatë sulmoi disa persona, mes tyre edhe dy agjentë policie, dhe i mori jetën një 14-vjeçari.
Burri përplasi një automjet me një shtëpi në Thurlow Gardens, përpara se të godiste me shpatë një numër njerëzish, tha policia pas arrestimit të tij.
Raportohet se katër persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa adoleshenti nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Kryeministri britanik Rishi Sunak e përshkroi atë si një “incident tronditës” dhe shtoi “mendimet e mia janë me të prekurit dhe familjet e tyre”.
Kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan tha: “Jam absolutisht i shkatërruar nga lajmet nga Hainault këtë mëngjes.

