Duket se modelja e famshme, Emily Ratajkowski po shijon disa ditë pushime në Spanjë. Modelja ka ndarë me publikun e saj në Instagram disa foto nga pushimet e saj.
Në disa prej tyre ajo shihet e shtrirë në shtrat, në një tjetër pozon duke pirë verë dhe duke u kujdesur t’u tregojë miqve të saj online vendet që po viziton.
Mirëpo, fotoja që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve të saj ishte ajo që e tregon duke bërë banjo dielli buzë pishinës e zhveshur.
Këtë foto të saj, Emily Ratajkowski e shoqëroi me tekstin: “Nuk ka kohë të mjaftueshme, por wow. Të dua, Kosta Brava. Gjithmonë e lumtur që kthehem në Spanjë”





