Mbrëmë. Mora makinën. Vetëm. Shkova për kafe në Sauk.
Mora të tatëpjetën për në Tiranë.
Një makinë më goditi nga prapa.
Dola nga makina. I thartuar..
Zbriti edhe shoferi.
Dy metra i gjatë.
Kollos.
Buzqesha. I them:
-Më fal se të godita! Mund të ma tregosh, si e bëra, që të mos e përsërit?!
-Qënke bir kurve!…
Po më pëlqen…
Jam kosovar.
E kisha me ngut…
-Jo, miku im. Mamanë e kam pasur pjellore, por jo kurvë. Por…je i gjatë mbi mesataren…
Hapi protofolin. Mbushur me evro.
– Mos është mungesë takti tu pyes: Ku punon?-Thashë unë dhe u skuqa.
-Shes e blej miell të bardhë?
-Për simite!
-Ha, ha, ha. I paske dhëmbët me qumësht…E zgjidhim punën dëmit të makinës mes nesh. Merri këto 20 euro…
-Nuk pranoj para nga vëllezërit kosovarë…
– Paskam qëlluar në shënjë kur thashë bir kurve… Me ngjan si deputet…Na një qese të vogël me miell…për simite…
Ma la në dorë. U largua duke thënë:
-Të gjithë deputetët një feçkë kanë… Dhe…
Ha ha e ku, ku, ku…

