NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
    1 day ago
    Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
    1 day ago
    Grupi Parlamentar/ Berisha: Edi Rama është një gangrenë, siç e konstatoi publicisti Michael Rubin, një gangrenë që duhet hequr sa më parë!
    2 days ago
    Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: VLERAT SHËNDETËSORE TË ÇAJIT TË MALIT
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Tentoi të vriste me armë zjarri një person në një lokal në Durrës, arrestohet 23-vjeçari.
Aktualitet
Bislim Ahmetaj/ Kush e pengon integrimin europian të Shqipërisë?!?
Të tjera
Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
Kryesore Politikë
Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
Kryesore Politikë
Përparim Gjeka/ TANI KEMI NJE BOTE ME DY SUPERFUQI
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

VLERAT SHËNDETËSORE TË ÇAJIT TË MALIT

Neutrale
Last updated: 2023/11/10 at 9:24 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Besnik Ismailati
Nga cikli: “Natyrë Libohove”

Çaji malit është një infuzion i marrë nga lulet dhe gjethet e thara të një shkurreje shumëvjeçare që është pjesë e familjes Lamiaceae. Ajo i përket gjinisë Sideritis , e cila ka shumë lloje të ndryshme, të cilat rriten në natyrë, ose edhe mund të kultivohen. Sot njihen mbi 150 lloje të ndryshme çaji të përhapura në të gjithë rajonin e Ballkanit. Varietetet e përdorura dhe produktive janë tre ku bëjnë pjesë Sideritis syriaca, Sideritis raeseri dhe Sideritis scardica . Lloji më i njohur është Sideritis syriaca. Habitati i tij më cilësor gjendet në tokat shkëmbore mbi 1000 metra mbi nivelin e detit. Ai formon një shkurre me lule të verdha që lulëzojnë midis muajve maj dhe korrik. Nga lulet e tij përftohet mjalti i shkëlqyer, i cili është një produkt i rrallë për shkak të vështirësive në shtrimin e koshereve në toka të pjerrëta dhe të paarritshme.
Përbërësit bioaktivë të çajit të malit.
Pjesa e përdorur në mjekësinë tradicionale është maja e lulëzuar e çajit të malit, e cila përmban edhe komponimet kimike më të rëndësishme aktive, si: terpenet, flavonoidet, vajrat esenciale, iridoidet, kumarinat, lignanet, aglikonet , sterolet, etj.

Çfarë është teina?
Ashtu sikurse kafeina dhe alkaloide të tjera të të njëjtit grup, edhe teina është një stimulues i fuqishëm që vepron në nivelet nervore dhe muskulare, duke reduktuar ndjenjën e lodhjes gjatë aktivitetit fizik dhe përpjekjeve të zgjatura. Kjo molekulë është shumë e dobishme në lidhje me dietat me kalori të ulët ose dietat e orientuara drejt humbjes së peshës. Ajo stimulon diurezën, nxit eliminimin e acideve yndyrore, djegien e lipideve dhe ndihmon në eleminimin e lëngjeve. Termi teinë përdoret si sinonim për kafeinën. Ajo u izolua për herë të parë në 1819 nga kimisti gjerman Friedrich Ferdinand Runge. Disa vite më vonë, në 1826, Martius izoloi guaraninën nga guarana, ndërsa në vitin pasardhës (1827) Oudry zbuloi teinën në çaj. Në fund të shekullit të 19-të, falë veprave të Ludwig Medicus dhe Hermann Emil Fischer, më në fund u kuptua se kafeina, teina dhe guaranina përfaqësonin në fakt të njëjtën substancë. Megjithëse gjethet e çajit përmbajnë për të njëjtën peshë sasi më të mëdha teine, përqëndrimet në infuzion janë zakonisht më të ulëta se ato të një filxhani kafeje. Sasia e saj varet nga teknikat e nxjerrjes (kohëzgjatja më e shkurtër ose më e gjatë e infuzionit) dhe llojit të çajit (në përgjithësi, çaji i zi përmban më shumë teinë ).
Çaji bimor i malit sjell efekte të shumta të dobishme në trup. Ai njihet për vetitë e tij antibakteriale dhe anti-inflamatore në gjendje të luftojnë ftohjet, sinusitin dhe dhimbjet e fytit. Ka aftësi antioksiduese dhe relaksuese që lehtësojnë ankthin dhe stresin. Çaji i malit nuk përmban teinë dhe për këtë arsye është i përshtatshëm për konsum edhe nga fëmijët.
Për të marrë çajin bimor, lulet dhe gjethet e tij mblidhen gjatë periudhës së lulëzimit dhe lihen të thahen në tufa. Ngjyra e pijes është e verdhë-artë dhe aroma e tij është shumë e këndshme dhe e ngjajshme me atë të kamomilit.
Çaji i malit mund të pihet në formë infuzioni ose zierjeje. Për përgatitjen e tij merret një grusht gjethe dhe lule, zihen në një tenxhere me 300 ml ujë. Kur uji fillon të vlojë, lihet në zjarr për 5 minuta, më pas fiket dhe filtrohet me kullesë. Pija mund të shijohet e thjeshtë ose me shtimin e mjaltit dhe limonit për shije. Në ditët e nxehta të verës, çaji i malit mund të shijohet edhe i ftohtë duke i shtuar akull.
Vajrat esencialë e bëjnë çajin e malit shumë aromatik. Ai është i pasur edhe me antioksidantë , të cilat kanë veti antibakteriale dhe anti – inflamatore dhe rekomandohet të përdoret në trajtimin e ftohjes, gripit, alergjive, osteoporozës dhe kancerit. Thuhet se përdorimi i çajit të malit forcon sistemin imunitar, redukton stresin , rregullon tretjen dhe parandalon formimin e trombociteve si një nga shkaqet e sulmeve në zemër tek njerëzit me kolesterol të lartë.
Vetitë shëruese të çajit të malit dhe të bimëve të tjera mjekësore janë vlerësuar dhe përdorur nga Hipokrati, Theofrasti, etj. Ishte Aristofani ai që përcolli me shkrimet e veta informacione mbi përfitimet dhe përdorimet e çajit dhe bimëve të tjera aromatike për trajtimin e llojeve të ndryshme të sëmundjeve.
Sot në botë llogaritet se në përgjithësi konsumohen 266 miliardë litra çaj çdo vit. Megjithatë, duket se në ditët e sotme njerëzit janë ndarë në dy grupime: në njerëz që duan më shumë kafenë dhe njerëz që duan çajin. Sipas të dhënave rezulton se sot në botë konsumohet më shumë çaj se sa kafe. Në fakt, çaji është pija e dytë më e popullarizuar pas ujit.
Shumë studiues besojnë se çaji vjen nga Kina, ku e ka origjinën si një pije medicinale në shekullin e III pas Krishtit. Gati 1300 vjet më vonë kjo bimë u prezantua tek tregtarët portugezë, ndërsa në ditët e sotme ai tregëtohet në çdo cep të botës ku njerëzit e pijnë atë në çdo formë të imagjinueshme. Prodhuesit kryesorë të çajit sot janë Argjentina, Republika Islamike e Iranit, Japonia, Vietnami, Indonezia, Turqia, Sri Lanka, Kenia, India dhe Kina. Vendet më konsumatore të çajit të malit sot në botë janë: Turqia , ku njerëzit pijnë mesatarisht 16.6 kilogramë çaj në vit; Maroku; Irlanda; Mauritania; Mbretëria e Bashkuar; Ishujt Sejshelle që ndodhen në brigjet juglindore të Afrikës; Emiratet e Bashkuara Arabe; Kuvajti; Katari dhe Kazakistani.
Cila është koha më e mirë e ditës për të pirë çaj mali?
Koha më mirë e pirjes së çajit të malit është pas mëngjesit dhe drekës, pasi ai ka dy përfitime që mund të ndihmojë organizmin: 1.mbështet sistemin tretës, 2. përmbajtja e teinës mund të rritë nivelet e energjisë. Për shumicën e njerëzve nivelet e energjisë janë më të ulëta në mëngjes dhe pas ngrënies. Prandaj, koha më e mirë për të pirë çaj është pas mëngjesit ose drekës, nuk rekomandohet pirja e tij me stomakun bosh. Në përgjithësi pira e tij rekomandohet pas rreth 20 minutash pas ngrënies të një vakti, por kjo kohë mund të ndryshojë nga personi në person, pasi ajo varet nga kushtet personale. Duhet të shmanget pirja e çajit në mbrëmje. Njeriu mund të pijë një filxhan me çaj para gjumit. Megjithatë, efekti anësor në këtë rast është se ai mund të mos jetë i dobishëm për gjumin për shkak të përmbajtjes së teinës.
Shtrohet pyetja: sa çaj pini në ditë dhe sa është doza e rekomanduar? Pirja e tepërt e çajit, qoftë i ftohtë apo i nxehtë, është i dëmshëm për praninë e një substance, teinës, e cila është një stimulues i fuqishëm dhe i marrë në sasi të mëdha mund të shkaktojë simptoma të ndryshme; ndër të cilat: migrenë, pagjumësi, nervozizëm, ndjenja ankthi, të përziera dhe dhimbje stomaku. Edhe gratë shtatzana nuk duhet të konsumojnë shumë çaj , pasi teina mund të çojë në çrregullime të rrahjeve të zemrës ose pagjumësi tek foshnja.
Dita Ndërkombëtare e Çajit.
Dita Ndërkombëtare e Çajit organizohet më 21 maj të çdo viti. Ajo u themelua më 15 dhjetor 2005 në Nju Delhi, Indi. Kjo ditë u festua më 15 dhjetor, por më 21 dhjetor 2019 Kombet e Bashkuara, OKB dhe organizata e ushqimit dhe bujqësisë, FAO, vendosën të ndryshojnë datën në 21 maj, sepse në maj në shumë vende është edhe sezoni i grumbullimit të çajit.
Çaji natyral i malit të Buretos njihet dhe preferohet më shumë se çdo lloj tjetër për cilësitë e tij të shkëlqyera brenda e jashtë vendit. Ai është një pasuri e veçantë i njohur si bimë endemike, prandaj trajtimi dhe kujdesi ndaj tij mbeten detyrë parësore e çdo individi , por edhe e institucioneve përkatëse.

Neutrale November 10, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në një lokal në Durrës, arrestohet 23-vjeçari.
2 hours ago
Bislim Ahmetaj/ Kush e pengon integrimin europian të Shqipërisë?!?
2 hours ago
Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
1 day ago
Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
1 day ago
Përparim Gjeka/ TANI KEMI NJE BOTE ME DY SUPERFUQI
1 day ago

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në një lokal në Durrës, arrestohet 23-vjeçari.

Bislim Ahmetaj/ Kush e pengon integrimin europian të Shqipërisë?!?

Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?

Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?