NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
    17 hours ago
    Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
    20 hours ago
    Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
    2 days ago
    Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Dr. Shefqet Deliallisi/ MENOPAUZA…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
Kryesore Politikë
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
Kryesore Politikë
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Dr. Shefqet Deliallisi/ MENOPAUZA…

Neutrale
Last updated: 2023/10/13 at 8:37 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Menopauza në kohën që jetojmë përbën një problem të rëndësishëm për shëndetin publik.
Mjafton t’i referohemi statistikave demografike. Shtimit në rritje të grave në menopauz.
Hyrja në menopauz shpesh i gjen gratë e kësaj moshe të pa pa përgatitura, të painformuara, që kalojnë nga një mjek në tjetrin, pa ditur shkakun e shqetsimeve që kanë, pa gjetur zgjidhjen e problemit, jo vetëm nga padija e tyre.
Është e drejtë e çdo gruaje për të qenë e mirë informuar rreth menopauzës, pasojave të saj dhe mënyrës për tu përballur me të; për një konsultim të shpejtë dhe të thjeshtë; për të evituar ndrojtjen, që shpesh gratë kanë për t’i diskutuar problemet e menopauzës me të tjerë; për tu orjentuar si duhet dhe për tu drejtuar ku duhet.
Për ta kaluar sa më lehtë këtë periudhë të jetës, shumë mundësi janë sot në dispozicion të tyre. Nuk ka asnjë arsye që ato të mos përdoren.
Por lind pyetja,
pse duhet të merremi me menopauzën, kur ajo është vetëm një proces biologjik natyral ?
Fakti që është proces biologjik natyral, normal për një moshë të caktuar, nuk do të thotë që menopauza të injorohet, që menopauza nuk ka nevojë për ndihmë.
Kur në vitin 1999 shkencëtarët raportuan graftin (transpaltin) e parë të suksesshëm të vezores humane, një lumë pyetjesh vërshuan. Mund të jetë kjo “kura” e menopauzës ? Ka nevojë menopauza për trajtim ? Mund shkenca mjeksore të ndryshojë kursin normal të natyrës?
Dy grupe opinionesh të kunderta u shfaqën. Ata që mendonin se ndryshimet hormonale të menopauzës përbënin një problem mjeksor, dhe ata që mendonin se ndryshimet hormonale të menopauzës janë natyrale, pra dhe nuk kërkojnë ndërhyrje.
Por pse kaq pavendosmëri, vërejtje apo frikë, për t’i rikthyer funksionin një gjëndre të ezauruar, si vezorja, nëpërmjet marrjes nga jasht të hormoneve që mungojnë, kur nga ana tjetër kërkush nuk kundërshton marrjen nga jasht, zëvëndësimin e hormoneve të tiroides, apo insulinës, kur gjëndra tiroide apo pankreasi pushojnë së funksionuari?
Është e vërtetë se pushimi i funksionit të vezoreve në menopauz është proces biologjik natyral. Por, po aq e vërtetë është dhe se rregulli natyral, tashmë ka ndryshuar dukshëm që nga koha kur rraca njerëzore u shfaq në tokë, ndërkohë që organizmi ynë vazhdon të funksionojë si më parë.
Koncepti i “natyrales” vlen të rivlerësohet. A duhet konsideruar normale sot, ajo që konsiderohej e tillë shekuj më parë ?
Jo më larg se 100 vjet më parë, jetëgjatsia ishte sa gjysma e njerëzve të sotëm, gruaja 50 vjeçare konsiderohej plakë, ndërsa sot shumica e grave jetojnë mirë në të 70-tat, 80-tat dhe në disa raste dhe në të 90-tat.
Ndërsa jetëgjatësia mesatare e grave në Shqipëri, jo më larg se viti 1951, ishte 54.4 vjeç, sot po i afrohet të ’80-ave.
Ndërkohë që popullsia e moshuar po shtohet me shpejtësi, dhe që në menopauz do kalojnë të gjitha gratë, pra gjysma e popullsisë.
Kjo zgjatje e jetës, bën që mungesa hormonale nga rënia e funksionit të vezoreve, të dëmtojë rëndë cilësinë e jetës. Mjafton të përmendim osteoporozën, rritjen e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës, problemet urinare, përkeqësimin e depresionit nervor deri në demencë. Pa harruar më tej shqetësimet e bezdisshme, si afshet e nxehta dhe djersitjet, që vështirësojnë jetën e grave.
Meqenëse zëvëndësimi i hormoneve të munguara të vezores, ndihmon për një jetë më të mirë, natyrshëm lind pyetja : në shekullin që jetojmë, duhet të plakemi natyralisht si në mesjetë, por me shumë probleme, apo të shfrytëzojmë mundësitë që mjeksia ofron për një plakje më të mirë ?
Sigurisht që pas pak shekujsh, në organizmin tonë do të ndodhin ndryshime natyrale për t’ju përshtatur zgjatjes së jetës, duke bërë të panevojshmëm përdorimin e hormoneve. Por derisa kjo të ndodhë, Nëna Natyrë ka nevojë të ndihmohet.
Sipas kulturës moderne mjeksore, shumë nga ngjarjet jetësore që orkestrohen nga hormonet, duhen rivlerësuar. Menstruacionet, shtatzania, dhe menopauza kërkojnë të paktën monitorim, në mos ndërhyrje mjeksore.

Neutrale October 13, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
15 hours ago
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
15 hours ago
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
17 hours ago
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
20 hours ago
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
2 days ago

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!

Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?