Princ Leka ka marrë pjesë në martesën e parë Mbretërore në Portugali që nga viti 1995, si i ftuar i Dukës së Braganzas, kreut të Familjes Mbretërore Portugeze.
Lajmin e bën me dije vetë Princ Leka nëpërmjet rrjeteve sociale, si më poshtë:
Pata nderin të isha pjesëmarrës në martesën e parë Mbretërore në Portugali që nga viti 1995, si i ftuar i Dukës së Braganzas, kreut të Familjes Mbretërore Portugeze.
Anëtarët e Familjes Mbretërore dhe miqtë u mblodhën në Pallatin Mbretëror të Mafras për të festuar ceremoninë e dasmës në ritin katolik që bashkonte Princeshën e bukur Maria Francisca de Braganza, Dukeshën e Coimbra dhe Duarte de Sousa Araujo Martins.
Kardinali Manuel Clemente, kremtori kryesor, drejtoi ceremoninë. Ajo u ndoq nga Presidenti i Portugalisë dhe u transmetua drejtpërdrejt në televizionin kombëtar, duke lejuar të gjithë kombin të ndiqte ceremoninë.





