Fatjoni është një mik imi me origjinë nga Bajraku i Spaçit, Mirditë.
Shumë punëtor Fatjoni dhe pak fjalë, ama kur tregon të mahnit, me histori jete.
Para pak ditësh, në kafe së bashku. Tema të ndryshme si familja, izolimi, ekonomia, plazhi.
Biseda rrodhi te varfëria e dikurshme e familjeve shqiptare.
Ja ç’më tregoi : Në një familje bujt një mik. I zoti i shtëpisë dhe mysafiri u ulën pranë sofrës dhe pinin nga një gotë raki me pak turshi që ju vuri zonja e shtëpisë.
Kjo zonjë, po e quaj Dila, ishte nëna e Zefit 6 vjeçar.
Dila, nxori nga një dollap i vjetër pak miell dhe në mospasje tjetër, filloj të piqte disa fije petulla. Zefi, si çdo fëmijë, vërtitej pranë saj dhe lëpinte buzët e njoma. Dila e hoqi nga tigani petullën e parë dhe e vuri në pjatë. Zefi, dorën mbi të edhe pse ajo përvëlonte. Mos bir, nuk banë kështu. Miku duhet nderuar. Po kam uri moj nanë dhe djali e hoqi dorën.
Do hash dhe ti o bir, se miku gjithherët e lë diçka në pjatë.
Gjithsej tre fije petulla nxori ajo dorë miell.
Dila u fut në dhomën ku ishin burrat dhe e la pjatën mbi sofër. I zoti i shtëpisë ja afron mikut duke i thënë se vetë pak minuta më parë kishte ngrënë drekë. Miku i uritur ishte dhe filloi të hante petullën e parë. Me vete mendonte se do hante edhe një e të tretën do ta linte në pjatë. Nga vrima e çelësit të derës dy sy si shpuzë ndiqnin çdo veprim të mikut. Zefi ishte duke pritur të mbaronte “gosti” e mikut dhe të mbetej njëra petull në sofër.
Miku e shijoj të dytën, një pushim i shkurtër dhe s’e përballoi dot tundimin e urisë. Zgjati dorën dhe gati…, por dera u hap me zhurmë. Oj nanë, u dëgjua britma e Zefit, miku po ha dhe petullën e fundit.
Asdren Kola/ Zefi dhe petulla e fundit (e jetuar)
Leave a comment
Leave a comment

