N’Moskë jetonte një gjeneral i moshuar, i cili e kish shkuar jeten duke vajtur nga njeri burg në tjetrin; ndalej para te burgosurit dhe e pyeste se çfarë nevojash kishte. Rrallë i pyeste per fajin qe kishin bërë, por degjonte me kujdes të dënuarin çfarë thoshte.
Fliste me ta si të ishin vellezer, por në fakt te burgosurit filluan ta konsideronin si babë.
Keshtu vazhdoi derisa vdiq. Saqë në Rusi kishin fillu ta njihnin të gjithë.
Më ka rrefyer një ish i burgosur se edhe kriminelë te pandreqshëm kujtoheshin per gjeneralin. Në të vertetë nuk është se e kujtonin me ndonjë përmallje kushedi çfare.
Por ndodhte që edhe ndonjë i paudhë i cili ndoshta kishte vrarë një duzinë njerëzish, në një moment ndalej e psherëtinte:”Beh a thue gjallë do të jetë ai gjenerali i mirë?”
P.s
Pyetja më e vetëvetishme që mberrin në mendje do të ishte, se si gjenerali i Dostojevskit të kishte parashikuar se edhe në ndergjegjen-shkretëtirë të një krimineli kishte mbjellur diçka të mirë që mund të mbinte.
E perkthyer në realitetin e sotëm shqiptar, të mbjellesh mirësinë apo shpresen në këtë shkreti morale sidomos, po dhe demografike, ekonomike dhe politike, të hedhesh fara të mira
aty ku ka vershuar fara e drogës dhe e patronazhistit që simbolikisht është krimineli në fjalë i Dostojevskit, do ngjante me zogun e proverbit që me enën e tij çonte ujë me fik ta zëmë Pishporonë e kallur midis dy lumenjsh.
Nga ana tjetër të gjitha idetë e mira, e sidomos shembulli që keni lënë gjatë rruges së jetes apo mjedise me te ngushta, do shperthejnë diku e të rriten.
Një ditë edhe rilindja e sotme e shkatërrimit shqiptar do të kujtohet për ndonjë gjeneral. Por mbasi të ketë dalë nga dyert e burgut


