SPAK po zhvillon aktualisht një megaoperacion të shtrirë në disa qytete të vendit.
Forcat e policisë aktualisht janë në Fushë Kuqe të Kurbinit ku po kryejnë kontrolle në lokale dhe kanë vënë në rrethim shtëpinë e Gëzim Çelës, i cili është i shpallur në kërkim.
Operacioni policor po kryhet në të njëjtën kohë në Tiranë, Krujë, Durrës, Vlorë dhe Kurbin.
Mësohet se mes të arrestuarve, është dhe një shef komisariati

