Kur mendon pranverën nuk e përjashton dot çeljen e bukur të luleve të Lofatës, pasi e bën çeljen e luleve para gjethëzimit!
Lofata është një pemë që rritet tradicionalisht nëpër ara, kopshte, oborre shtëpish apo rrugë.
Lofata njihet ndryshe edhe si Pema e Dashurisë dhe gjendet zakonshëm në gjendje të egër apo të kultivuar edhe në Shqipëri.
E kultivuar ajo është mbjellë shumë vite më parë si pemë dekorative, por në fshatrat e Shqipërisë së Mesme dhe ato të Jug-Perëndimit është përdorur edhe si pjergull ku hidheshin kultivarët e rrushit vendas.
Kjo pemë e famshme e Mesdheut, e cila ngrihet e lartë deri në 10 metra, çel si fillim lule me ngjyrë rozë. Pema ka një trung të trashë dhe degë të shumta.
Ajo çel dy herë në vit, një herë në periudhën mars-maj dhe më pas në tetor deri në nëntor, por në këtë periudhë, lulet janë pothuajse të padukshme për shkak se mbulohen nga gjethet e dendura.
Kjo pemë arrin të mbijetojë 35 deri në 40 vjet. Gjethet e lofatës kanë formën e bukur të zemrës.
Farat e saj janë në brendësi të një bishtaje të ngjashme, por më të hollë, me bishtajën e bizeles.
Pikërisht te çelja e kësaj periudhe po ndal.
Lulëzimi i saj tani në tetor simbas përshkrimit të mësipërm duhej të ishte jo dominues ose i padukshëm.
Por fotot e shkrepura sot dëshmojnë të kundërtën.
Lulet janë dukshëm sa në pranverë, me pigmentin katakteristik shkëlqyes dhe tërheqës.
Pra, duket sa jo normale po aq dhe i pazakontë apo absurde!!!!
Ngrohja globale dhe kjo një simptomë e një krize të klimës që po kërcënon Ekosistemin…
Foto kryesore është e lofatës në lulëzim pranveror, të tjerat shkrepur sot në Berat





