‘Njeri i zakonshëm’
asht një film që e shoh sa herë hasi në të!
Nëse më pyet dikush për të preferuemit, se klasifikoj kurrë, por çuditërisht ndalem në çdo detaj!
Filmi ka në qendër një burrë, që ka vue katër bomba në kembim të lirimit të 4 terroristëve! Ngjarjet zhvillohen në Sri Lanka! Bombëvënsi ka ‘rekrutue’ nji gazetare të re tv-je e cila punon me një kameraman amator dhe pa asnjë mjet tranaporti! Gazetarja naive po e guximshme, vendos t’i bindet; ai ia shiste dhanien e informacionit sikur do ta bante të famshme, ndërsa kjo vijonte me idenë se nga dobësia e tij për të, mund ta zbulonte vendin ku ishte!
Bombëvënësi nis komunikimin me shefin e policisë dhe jep emnat e 4 terroristeve, vendin ku do çoheshin dhe njani prej dy oficerve te policise qe do te kryenin transportin duhet te kete telefon me vedi: jo te dy! Shefi, i cili kishte ne mision ate moment mbi 30 punonjes zyre bindet nderkohe nji haker kerkon t’i gjeje vendin dhe fytyren!
Terroristet çohen ne aeroport! Aty fol me telefonin e oficerit dhe iu kerkon te marrin avionin qe ishte ne piste per tu largue! Njani prej policeve te pabindun e mban njanin prej terroristve peng, ndersa tre te tjeret shkojne ne avion dhe bahen gati per nisje! Avioni shperthen!
Ne komunikimin e radhes me shefin ai i kerkon te vritet edhe ai qe shpetoi dhe ajo ishte detyra e policise tashma! Ne komunikim i shpjegon se ai ishte nje njeri qe kishte frike me udhetue me makine, se nuk kishte; se gruaja e merrte çdo dy ore ne telefon se mos nuk din me gjet rrugen per shpi, se ne punen e tij qe bante prej nji jete ai nuk shihte ma asnji njeri te njohun: terroristat kishin hedh ne ere vendin ku nderroheshin trenat dhe kishin deke te gjithe! Qe prej asaj dite ai shihte lajme, priste gjykaten, prokurorine, policine, shtetin… ata prisnin letrat, proceset e tejzgjatuna, kohen! Manej vinte procesi i harrimit: shteti, gjykata, prokuroria, policia dhe njerezit harrojne… harrojne shpejt…
Mu kujtue kur po lexoja ca reagime mjekesh per kte mjekun ku ne kliniken e tij private vdiq Briani, 3 vjeç, tue i rregullue dhambet! Mjeket, duke na tregue per profesionalizmin e ktij pronarit-biznesmeno-mjek, thone te presim raportet e eksperteve, e mue me vijne parasyve ekspertet qe ekspertuen plaget e dy kusherinjve Maja nga sulmi barbar i fisit Rraja…
Une marr pak vesh nga çeshtjet e mjekesise, por kam fobi spitalet, mjeket, infermieret, pastrueset, rojet, farmacite, tregtaret, matrapazet! Mjekesia, te dashtun mjeke qe mbroni ate kolegun tuj, nuk e duron te keqen, arrogancen, zhvatjen, te matunit te pacientit nga veshja, xhepi, miku apo vendi nga vjen! Neper spitalet tona i gjen krejt kta edhe shume here ma shume! Une njoh edhe mjek-njeri, por pak, nga ata qe te presin, te sqarojne, te orientojne, te bajne te besosh se po, tek une ke deren hapun…
Une nuk e njoh kte mjek as per mire e as per keq, ama ne momentin qe ate femije e ka nxjerr nga dera e asaj klinike ne ate gjendje, minimumi ishte dashte me u interesue per gjendjen e tij, ishte dashte lane nje mundesi ‘dere hapun’ atyne njerzve! Ju, ma mire se askush e kuptoni se sa ka te baje biseda me nje pacient dhe me nje familjae te tijin! Qofte edhe nese e rreni, ai prape do nis sherimjn nga besimi qe vjen nga njerzorja juj!
Mjerisht keni kaq pak dhe asht kaq e rralle nder ju…
Sqarim: Titulli është redaksional

