Nobeli i Letërsisë për vitin 2023 i shkoi shkrimtarit norvegjez Jon Fosse, i vlerësuar nga akademia suedeze në Stokholm për dramat dhe prozën e tij novatore.
Autori, thuhet në deklaratën e Akademisë Suedeze, i dha zë të pathënave.
I lindur në 1959-ën në Haugseund, shkrimtari dhe dramaturgu Fosse është autor i disa veprave, një pjesë e të cilave të përkthyera në disa vende të botës.
Nga teatri tek poezia, debutimin e tij e bëri në vitin 1983 me romanin “Raudt, svart” (“E kuqe, e zezë”), ndërsa eksperimentoi më vonë edhe me narrativën e shkurtër, poezinë dhe letërsinë për fëmijë

