Këtë vend e ka marrë lumi, lum kush ka ikur, mjerë kush është ende këtu…
Zinxhiri është shkatërruar në çdo hallkë…
Sot, konsiderojeni ditën e parë të zisë për të ardhmen, jo të nisjes së vitit të ri akademik, qëndroni me studentët e mjekësisë, edhe kuotat e tyre do bien në këto nivele, si kolegët kimistë, matematicienë e fizikantë, të vetmet kuota të rritura do jenë ato të blogerëve, influencerave dhe tipave që shesin kurse online me ‘hacks’ si të bësh para online!
Shqipëria meriton më shumë se kaq, nuk mund të jemi veç vendi që prodhojmë fjalë dhe riprodhojmë thashetheme, por të mobilizohemi për të ndërtuar një ekonomi prodhuese, eksportuese e konkurruese me produktet tona brenda dhe jashtë vendit!
Jemi të bekuar me 250 ditë diell, ujë të bollshëm, toka pjellore e nëntokë të pasur, por sërish importojmë grurë, naftë e mijëra produkte të tjera, duke zhvlerësuar totalisht produktin ‘Made in Albania’, që mund të jetë i mjaftueshëm për mbulimin e nevojave tona dhe më gjërë, mbi të gjitha me çmim të arsyeshëm!
Nuk duhet të kemi ne nevojë për bangladeshas e sirianë, por të ndihmojmë vëllezërit tanë, motrat tona, për t’i punësuar në Shqipëri, për të punuar në industri prodhuese të çdo lloji, agroturizëm, bujqësi, blegtori, artizanat e kudo tjetër, për të mos patur më njerëz që s’shtyjnë dot muajin dhe të rinj që bëhen udhëtarë të botës se vendi ynë iu ofron varfëri, nënshtrim, përçmim e pasiguri jete!
#QëndroniMeStudentët
#PunoniPërTëArdhmen
#EkonomiProdhuese
#MadeInAlbania

