Kombëtarja shqiptare do të luajë kundër Çekisë në “Air Albania” më 12 tetor, sfidë e cila është shumë e rëndësishme dhe vendos për fatin e kombëtares tonë.
Në rast të një suksesi, shanset për kualifikim shkojnë në 90% për në “Euro 2024”.
Deri më sot, trajneri Silvinjo ende nuk ka shpallur listën e të grumbulluarve, por bëhet me dije se Armando Broja ka marrë ftesën paraprake dhe do të rikthehet pas një viti me fanellën kuqezi.
Një forcë më shumë në këtë sfidë vendimtare, për më tepër që Broja vjen në formë shumë të mirë, teksa shënoi edhe gol me Çelsin në ndeshjen e fundit. Blutë e Londrës do të luajnë të shtunën në transfertë ndaj Bërnleit, me stafin kuqezi që shpreson që gjithçka të shkojë mirë për Brojën.

