NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
    27 minutes ago
    Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
    3 hours ago
    Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
    1 day ago
    Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Av. Paulin Paplekaj/ Gabove Elez (Aleks)! Replikë për parime, jo për emra…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
Kryesore Politikë
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
Kryesore Politikë
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!
Të tjera
Ngushtica e Hormuzit hapet/ Pezullohet Bordi i Transparencës për karburantet
Ekonomia Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Av. Paulin Paplekaj/ Gabove Elez (Aleks)! Replikë për parime, jo për emra…

Neutrale
Last updated: 2023/10/02 at 6:07 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

(…Tri fjalë, rreth shkrimit të Ish gjyqtarit Aleks Nikolli, publikuar në faqen e tij publike ne facebook me titull :
“Dy fjalë rreth debatit mbi mbrojtësit e të pandehurve…”.
Ndryshimi i emrit nga Aleks në Elez, nuk ka aspak qëllim denigrues, por ma shumë me paraqit një fenomen të vazhdueshëm që i ka ndodhë shoqërisë tonë në shekuj, që për qëllime pragmatiste, konvertonin emrin e tyre, konvertonin sjelljet e tyre, me qëllim që të mbijetonin përballë sundimtarëve othoman, gja e cila vazhdon edhe sot në mendësiinë e shumë individëve…
Dihet që emri Aleks, në veri ka pësue rotacizëm në Elez…Fjala vjen. Dihet rotacizmi i emrit nga Gjergj Aleks Ilia, në Gjergj Elez Alia….)….

Para do kohësh, i nxitur nga një ngucakeq publik i kazan-medias, njëkohësisht ushtrues i profesionit të avokatisë, të cilin e kam pagëzuar me emrin prendimor “Stela e drejtësisë, politikës e medias” u përfshiva në nje debat publik brenda hapsirës time të facebook, në lidhje me problemet e institucionit të Avokatisë në Shqipëri…
Shumë pak avokat dinjitoz u përfshinë në debatin e hapur, por dukshëm u ndamë ne dy llogore…

Nga njëra anë u pozicionuam ne, avokatët e lirë në shpirt e mendje që donim të trajtonim në një debat shterrues të gjitha problemet e avokatisë në këtë vend, duke guxuar të vënim dorën mbi plagë për shkakun e problemve por edhe edhe tek individët shkaktues të këtyne problemeve, dhe nga ana tjetër, u pozicionuan avokatët të cilët kanë shqetësim vetëm një problem të avokatisë:
“Se si duhet të bindin publikun që amoraliteti i tyre, në marrëdhënie me klientët, është i ligjshëm madje edhe i moralshëm…”
Në fakt në këtë llogoren e dytë, me përjashtim të ngucakeqit “Stela e drejtësisë, politikës e medias”, ish- Ministër Drejtësie e ish e ish… aktualisht avokat, pak kush guxoi ta mbështeste me analizë publike, përveçse i bënin fresk me komente mikluese…

Para tre ditësh një mik i imi virtual, ish gjyqtar, i ngecur në rrjetën e vetingut,dhe që aktualisht ka marrë licensën e avokatisë me një analizë “tototo e tata”, (siç Faik Konica, quante poezitë e Naim Frashërit), mori përsipër të analizojë profesionin e avokatisë në kanvështrimin e marrëdhanies avokat- klient, në një publikim me titull : “Dy fjalë rreth debatit mbi mbrojtësit e të pandehurve…”.

Në fakt, nuk u habita me guximin e tij me analizue një profesion që e ka filluar rishtaz, profesion të cilin e ka nëpërkëmbur deri në përçudnim, kur kishte “çekiçin e drejtësisë në dorë si gjyqtar”, por u çudita që ishte bërë palë me mendimin e dhunuesit të tij, ish ministrin e drejtësisë, i cili ka hartuar reformën e drejtësisë që ky gjyqtar e të tjerë si ky, të dilnin në rrugë…
Mbase mendimi i ish ministrit të drejtësisë, renegat e Sulltan Ramës, e renegat i kryehajnit Meta, mundet me përkue me mendimin e mikut tim virtual Elezit, prej se tash u ka ra për barrë që si dy “Ish-funksionarë të drejtësisë”, ta bindin publikun se me sjelljen amorale të tyne për me mbrojtur kontigjentin kriminal që deri dje, vendosnin drejtësi për ta, nuk po kryejnë mëkat, prej se sakrifica me mbajt familjen prevalon edhe mbi mëkatet, por që gjithësesi vlerësoj se Elezi duhet me qenë ma i përvujtun para miqve e publikut, mbas “përdhunimit” që i ka ba Sulltani dhe ish ministri i tij, me të cilin sot bashkon arsyetimin . Së paku të hesht për do kohë…

Të jem i sinqertë, të shkarkuarit nga vetingu me dhimbsen e ndjejë mëshirë të thellë njerëzore, sepse kanë dalë nga një proces të traumatizuar madje nuk asht e tepërt tê them, deri edhe të ç’njerzuar, mbasi shumica e tyre nuk janë shkarkuar për paaftësi profesionale, por si hajna që nuk justifikonin dot parat e përfituara me abuzim…
Ndaj dhe përpiqem të mos e “mrehi shumë lapsin” në debat me ta, prej se unë, për nga natyra jam një njeri, që se mbaj dot të vërtetën brenda pa e thanë, e kësisoj kjo vërtet i lëndon shumë këtë kategori t’shkarkuarish…
E di që, Elezi do mërzitet me mua. Por jo vetëm! Shumë miq të mijë, që padrejtësisht apo me me “hallall” kanë mbet në “rrjetën’ e Vetingut, do mërziten me mua, për mendimet që do shpreh në vijim, por sikurse thoshte Aristoteli, “Po,unë e dua Platonin ai është miku im, por të vërtetën e dua më shumë, se asht mik ma i mirë”, edhe unë do t’faq të vërtetën që e ndjejë.

Për me iu rikthye debatitit të nxitur edhe prej ngucakeqit, e më pas i provokuar prej meje, me dëshirën e mirë për përmirësim të institucionit të avokatisë, në raport me sa analizon edhe Elezi në shkrimin e tijë, të bije në sy fakti se edhe Elezi ashtu sikurse “Stela e drejtësisë, politikës e medias”, është marrë vetëm me marrëdhënien e avokatit me klientin, në procesin penal, pa e analizuar këtë profesion në gjithë elementët e tij .

Nëse analizohet institucioni i avokatisë në Shqipëri, duhet ma së paku të shihet nga tre këndvështrime.
1. Organizimi dhe drejtimi i institucionit të avokatisë, në mbas rënjes së diktaturës;
2. Dinjiteti i avokatit në Shqipëri
3. Marrëdhania avokat –klient.

Sa i takon kanvështrimit të parë.
Dihet që mbas rënjes së diktaturës, Institucioni i Avokatisë, u themelua dhe u drejtua nga ish Gjyqtarë, Ish prokurorë, ish hetues të sistemit komunist, të larguar nga sistemi i drejtësisë së re, dhe që gjeten vend në atë që unë e quaj “Organizata Kriminale e Dhomës Kombëtare të Avokatisë” , etiketim ky për shkak të drejtuesve të kësaj dhome.
Ata që deri në ndryshimin e sitemit politik në vend, e ushtronin profesionin e tyre si Inkuzitor të pamëshirshëm ndaj popullit, papritur nëpërmjet një akrrrobacie spektakolare, na u shfaqën si professor, të sistemit akuzator.

Drejtuesi i parë i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, u bë ish-Kryetari i Gjykatës së Lartë, që për ironi të faktit, të parën çështje si avokat, kishte mbrojtjen ligjore të ish diktatorit Ramiz Alia. Mbas vrasjes së tij të mistershme, fakt të cilin nuk pranoi as vetë i ndjeri tua bënte me dije organeve të reja të drejtësisë, vendin e tij e zuri një ish hetues i monizmit dhe ish-Prokuror i Përgjithshëm, i shkarkuar nga sitemi i drejtësisë, vend të cilin vazhdon ta ushtrojë prej afro 25 vite, edhe sot, si një Padrino i vërtet i i drejtimit të Organizatës Kriminale të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Në mënyrë, që ky rrjet kriminal avokatësh, të funksiononin me eficencë, u duheshin para. Ndaj dhe filluan rekrutimet pa kriter të avokatëve, vetëm e vetëm që tu vilnin detyrimet financiare në miliarda lek, pa dhënë llogari përpara asnjë institucioni publik. Fjala vjen, unë e kam marrë licensën e avokatisë në moshën 23 vjeçare, pa patur eksperiencë, madje as pjekurinë e duhur për ta ushtruar si profesion, e mbi të gjitha pa patur njohje në këtë treg profesionalizmi, ku njerzit mund të më besonin hallin e tyre për tua zgjidhur.
E thënë kjo për veten time, imagjinoni pak faktin që Elezi dhe të tjerë miq të mijë, patën fatbardhësinë për veten e familjen e tyre, të diplomoheshin si magjistrat në moshën 25 vjecare, dhe ta ushtronin këtë profesion për fatkeqësinë e popullit që u përballë me vendimet e ca prokurrovë e gjyqëtarëve të pa eksperiecë, të papjekur, e më së keqi të etur për para… Gjyqtar e prokuror të vjetër thonë me shaka: “Deri sa dolën magjistratët në punë, ne nuk nihnim as dollar e as euro. Këta na mësuan me valutën e huaj”

Gjithësesi, “Mjeshtrat” e Organizatës Kriminale, gjithnjë janë kujdesur që avokatët e rij që hyjnë rishtaz në sistem, mos të kishin mundësi të përfaqësonin në të tre shkallët e gjykimit, duke ua bërë akoma më të pamundur ushtrimin e profesionit të tyre.
E thënë troç: Ata donin/ duan, lekët për gjasme një shkollë avokatie që kanë hapur, duan lekët për provimin(ky korrupsion), duan lekët për licensën dhe duan lekët për detyrimet vjetore ndaj Dhomës së Avokatisë. Ama, punën e klientët i kanalizojnë tu shkojë atyre, nëpërmjet ligjeve e rregulloreve antikushtetuese, duke ua mohuar të drejtën e përfaqësimit avokatëve në të gjitha shkallët e gjykimit.

Sa i takon kënvështrimit të dytë, atë të dinjitetit të avokatit, mendoj se nuk ka ndonjë vend të dytë të botës demokratike, ku dinjiteti i avokatit të jetë më i nëpërkëmbur sesa në Shqipëri. Dhe kjo nuk vjen edhe aq prej zollumit të pushtetit ekzekutiv, apo atij gjyqësor, por ma së tepërmi prej zollumit dhe dashakeqësisë së drejtuesve të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, ndaj anëtarëve të sajë.

Në kartën e avokatit, është shënimi:
“Avokati në funksion të ushtrimit të profesionit ka të drejtë të kërkojë nga institucionet e administratës publike, në përputhje me ligjin spjegime, të dhëna dhe dokumente që kanë lidhje me çështjen ose personin që përfaqësohet ose mbrohet prej tij. Institucionet e administratës publike, sipas kompetencës dhe procedurave ligjore, që rregullojnë veprimtarinë e tyre, janë të detyruara të përmbushin kërkesën e avokatit” – sigurisht të drejta këto që nihen nga ligji…

Por sa efiçent është avokati në realizimin e këtyre të drejtave para institucioneve të administratës publike?!
– Avokatët trajtohen njësoj si gjithë qytetarët, para institucioneve të administratës publike, lihen në rradhë pafund për të marrë qoftë edhe një sqarim, asnjë institucion nuk kthen përgjigje sipas objektit të kërkesës së avokatëve dhe për më tepër asnjëherë nuk marrin përgjigje brenda afateve ligjore. Sa herë është ngritur ky shqetësim nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë?!
– Ligji i njeh një personi të ndaluar apo arrestuar të drejtën të mbrohet me avokatin që ai e kërkon. Por nëse avokati i kërkuar nga i ndaluari paraqitet para organeve të Policisë së Shtetit, nuk lejohet të kryejë detyrën e tij, pa patur një prokurë nga familjari i të ndaluarit, pa marrë parasysh faktin se ky mund të mos ketë asnjë familjarë në Shqipëri, apo mund të jetë shtetas i huaj. A është ngritur ky shqetësim nga drejtuesit e dhomës Kombëtare të Avokatisë?! Absolutisht Jo. Sepse atyre u hapen dyert, ata lejohen.
– Sa herë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ka ngritur shqetësimin që prokuroritë e vendit, nuk japin aktet dhe provat avokatëve, që vazhdojnë të sorollatën me depozitime kërkesash pa përgjigje.
– Sa herë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ka ngritur shqetësimin e mungesës së “armëve” të pabarabarta në një proces penal, ku vendimet gjyqësore, (kryesisht masat e sigurimit personal), vendosen në zyrën e gjyqtarit nga Gjykatësi dhe Prokurori bashkarist, të cilët hynë në sallën gjyqësore nga e njëjta derë, dhe që mjerisht edhe në ligj thuhet…”Prokuroria Pranë gjykatës….”, dhe procesi gjyqësor është thjesht fiktiv…
– Sa herë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ka ngritur shqetësimin që gjykatat shtyjnë oraret e seancave gjyqësore, duke ua bërë të pamundur avokatëve ushtrimin e profesionit, shtyjnë seancat gjyqësore dhe vendim-marrjen me vite, dhe në të njëjtën kohë shkelin me këmbë avokatët nëse këta për arsye objektive nuk mund të jen prezent në gjyqin që zhvillohet kur u bëhet për mbarë gjyqtarëve për ta zhvilluar.
– Sa herë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ka ngritur shqetësimin që gjyqet zhvillohen në Dhomë Këshillimi, pa prezencën e avokatëve, në kundërshtim me procesin e rregult ligjor, praktikë e cila konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut nga GJEDNJ?!

– Pse, avokatët etiketohen sekserë, dhe kush nga ata e ushtron këtë zanat të pështirë, që kanë ndy gjithë trupën e avokatisë së vendit?!
Shumë syresh, nuk është e vështirë të devulgohet përgjigjia, që janë pikërisht Ish Gjyqtarë, ish prokuror, ish Ministra etj, që vazhdojnë ti ruajnë lidhjet me kolegët e tyre brenda sitemit të drejtësisë, por edhe brenda ekzekutivit, me të cilët bëjnë marrëveshje paraprake sekserlliku, për zgjidhjen në fafor të klientit të tyre të çështjeve administrative e gjyqësore. Avokatët e rinj, por edhe ata të karrierës së ndershme, nuk e kanë luksin të kenë njohje direkte me gjyqtarë e prokurorë, me të cilët mund të bëjnë pazare e allishverishe në kurriz të drejtësisë.

Elezi, dhe “Stela e drejtësisë, politikës e medias”, nuk janë të interesuar ti shohin këto probleme, sepse së pari kanë marrë licensën e avokatisë, nga këta drejtues kriminal, të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, e për më tepër dinjitetin e avokatit ma shumë se askush e ka shkelmuar Elezi dhe ish ministri i drejtësisë, kur ishin brenda sitemit të dhënies së drejtësisë.

Por le të merremi me elementin e tretë të cilin e analizon edhe Elezi, duke bashkue mendimin me “Stela e drejtësisë, politikës e medias” atë të marrëwnies Avokat- Klient.

I kontekstualizuar shkrimi i Elezit, thotë, se Avokati ka për detyrim të mbrojë çdo hallxhi që paraqitet pranë zyrës së tij për të kërkuar ndihmë ligjore, ciladoqoftë vepra penale për të cilën akuzohet.

Përpara se të analizojmë edhe disa argumente “tototo tatata’ të Elezit në analizën e tij, më duhet të sqaroj që në asnjë moment unë nuk kam deklaruar që një shtetasi i duhet mohuar mbrojta me avokat.
Ajo që unë kam thënë dhe vazhdoj të them, është se seicili avokat, ka një konstrukt parimesh, brenda të cilave ia lejon vetes të ofrojë mbrojtje ligjore ose jo për një delikuent. E kësisoj unë nuk mund të pajtohem vendimin e një avokati që më parë ka ushtruar detyrën e ish ministrit të drejtësisë, që çdo ditë del në media duke kritikuar e duke akuzuar politikisht ministrat si hajdut, në momentin që këta ministra a funksionarë të tjerë a bashkëpunëtorë të tyre, përballen me ligjin, ai të bëhet avokat i tyre. Unë nuk mund të pranoj që një ish prokuror, që ka ka akuzuar një delikuent, dhe ka bërë dosjen e tij hetimore, në momentin që del avokat, të marrë përsipër të mbrojë po këtë delikuent, përballë kolegëve të tij, të cilëve u ka kaluar dosja, apo më keq akoma, si mund të pranohet fakti që një ish gjyqtar, që ka vendosur fajsinë e një përsoni, tashmë në cilësinë e avokatit të paraqitet përpara ish kolegëve, për të kërkuar deklarimin e pafajshëm të atij delikuenti që ky e kish deklaruar të fajshëm…

Për tu kthyer te analiza e Elezit, ai ndër të tjera shprehet:

“Avokati, është njeriu më besnik i klientit dhe tek Ai, i pandehuri sheh shpresën për shpëtimin e tij. Avokati gjatë kryerjes së funksionit të mbrojtjes së të pandehurit është edhe psikolog, edhe klerik dhe deri edhe shërues shpirtëror i tij. Pas Zotit, avokati është njeriu më i besueshëm i të pandehurit! Për sa të zgjasë kjo marrëdhënie, edhe më shumë edhe se ata që i kanë bërë kokën”

Nëse e vëreni me kujdes, elezi vazhdon të argumentojë si Gjyqtarë. Në fakt, Mbas Zotit në qiell, në tokë Zot për të pandehurin por edhe për cdo qytetarë, është Gjyqtari që i bije çekiçit të drejtësisë, dhe vendos për lirinë e personit, për pasurinë e tij apo edhe të tjera marrëdhanie tiokësore. Nëse arsyetojmë me analogji, Avokati në raport me klientin e tij dhe përballë gjyqtarit, është si prifti në raport me besimtarin e tij, përballë Zotit…. I Pandehuri, qytetari e çdo kush tjetër që ka një mendje të shëndoshë e din këtë, përveç Elezit, që don tu t’faqet klientëve si Zoti i jetës tyre tokësore.

Në një tjetër, pasazh të argumentitt të tij, elezi shprehet:

“….Duke kopjuar stilin e ilustrimit nga një miku im virtual me afiliacion nga fizika, një avokat i mirë duhet ti ngjajë një pompe nxehtësie cilësore (pajisja e jashtme e kondicionerit), e cila në temperatura tejet të ulëta në dimër, duhet të marrë nxehtësi nga i ftohti që është jashtë, në mënyrë që të ngrohë ambientin e brendshëm dhe e kundërta në verë, duhet të marrë të ftohtë nga i nxehti përvëlues i jashtëm, që të ftohë ambientin e brendshëm. Shumë nga ju nuk e keni vrarë kurrë mendjen se si ndodh kjo, por të paktën duhet ta dini që një kondicioner cilësor arrin që të ngrohë në temperatura të jashtme deri në -25 C dhe të ftohtë në temperatura të jashtme deri në +55 C!…”

Mbase jam i gabuar, por për mua është e para herë që dëgjoj të flitet për “Pompë nxehtësie”si pajisje e jashtme e kondicionerit. Gjithësesi, edhe nëse e marrim të vërtet këtë krahasim, mendoj se Elezi ka pas parasysh pozitën e tij si ish gjyqtar e jo si avokat. “Mjeshtrat” e Avokatisë së sekserrlikut e korrupsionit, përpiqen të ruajnë “tempraturën konstante” që duhet me pas gjyqtarët në vendimmarrjen etyre, duke i sajdisur ata me parat e nevojshme për nevojat e tyre, në mënyrë që vendimmarrja me qenë sa më e fovorshme për delikuentin që përfaqësohet prej avokatëve.
Të jem i sinqertë, unë nuk e di se në ç’tempraturë i merrte vendimet elezi si gjyqtar, por di të them, se ky krahasim i tij na ka dhanë me kuptue se si duhet me funksionue sekserlliku e allishverishi.

Elez e pranoj se ti, duhet të jesh i pakunkurueshëm në këtë pikë.
Për ta mbyll, shumë i nderti Elez, medoj se ti gabove që u ngute me folë për një profesion që sapo e ke fillue rishtaz, një profesion që i ke shkelmue dinjitetin kur kur ishe gjyqtar, që fole vetëm për një aspekt të avokatisë, me qëllim që të amorashmen ta t’faqësh si të moralshme, që bashkove mendimin me dhunuesit e tu, sado që mund të përkojë i njëjtë me ta, (ta ruaje edhe për Pak kohë pa e shgpreh këtë mendim), e për me tepër o i dashuri Elez, u tregove arrogant me disa koleg të tu që komentuan mendime të ndryshme nga ti, një ndër të cilët isha edhe unë.

Elez. populli thotë: “Marrja flen e i zoti se len!”
Hesht Elez se ma mirë për ty!

PS. U kërkoj ndjesë shoqërisë time, që janë mësuar të më shohin të shkruaj në gjuhën e vërtet shqipe, dhe tani po më lexojnë në standart, por e kam ba në respekt të debatit me të ndertin Elez Nikolli, i cili me gjasë nuk e kupton ma gjuhën e burrave dhe grave të denja, por i pëlqen standarti i konvertuar!

Neutrale October 2, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
27 minutes ago
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
3 hours ago
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
1 day ago
Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!
1 day ago
Ngushtica e Hormuzit hapet/ Pezullohet Bordi i Transparencës për karburantet
1 day ago

Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!

Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua

Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?