NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
    2 days ago
    Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
    2 days ago
    Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
    3 days ago
    Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: VOA/ Milan Radoiçiç merr përsipër përgjegjësinë për sulmin në veri të Kosovës
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet…
Të tjera
Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
Kryesore Politikë
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

VOA/ Milan Radoiçiç merr përsipër përgjegjësinë për sulmin në veri të Kosovës

Neutrale
Last updated: 2023/09/29 at 5:01 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Milan Radoiçiç, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi, mori të premten përgjegjësinë për përgatitjen dhe udhëheqjen e grupit të armatosur që sulmoi policinë e Kosovës të dielën me 24 shtator, duke vrarë një oficer policie.

Në një deklaratë të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviç, ai pretendoi se të gjitha përgatitjet i ka bërë “i vetëm” dhe pa mbështetjen e autoriteteve në Serbi.

“Po i njoftoj të gjithë përndjekësit e popullit serb nga (kryeministri i Kosovës Albin) Kurti e te ndihmësit e tij të shumtë të huaj, se unë personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë kundër pushtuesit dhe ky akt i imi nuk ka asnjë karakter apo qëllim tjetër, dhe nuk ka të bëjë fare me të kaluarën time”, thuhet në deklaratë, në të cilën theksohet se për këtë Milan Radoiçiç nuk e ka njoftuar askënd prej strukturave qeveritare serbe apo atyre politike lokale në veri të Kosovës, dhe as nuk e ka pranuar “ndonjë ndihmë” prej tyre.

“Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i serbëve, popullit të asaj zone, për t’i rezistuar terrorit të regjimit të Kurtit, duke mbrojtur njerëzit tanë, që çdo ditë i nënshtrohen atij terror”, thuhet në deklaratë.

Milan Radoiçiç tha se për aksionin e së dielës nuk e ka njoftuar askënd nga strukturat qeveritare të Serbisë, strukturat politike lokale nga veriu i Kosovës dhe se nuk ka marrë asnjë ndihmë prej tyre, pasi sipas tij “tashmë kemi pasur qëndrime të ndryshme lidhur me metodat e rezistencës ndaj terrorit të (Albin) Kurtit”.

“Vdekja e policit ndodhi aksidentalisht, pas së cilës filloi një përleshje e ashpër nga të dyja anët, ku mbetën të vrarë tre bashkëluftëtarët tanë, heronj, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe ruajtjen e Kosovës”, tha ai duke nënvizuar se pjestëart e grupit nuk janë terroristë por “luftëtarë për lirinë e popullit serb”.

Në deklaratë ai thotë se po jep dorëheqje nga posti i tij në Listën Serbe dhe do t’i përgjigjet ftesës së autoriteteve të Serbisë për t’u marrë në pyetje.

Të dielën policia e Kosovës u përlesh me një grup personash të armatosur që sulmoi zyrtarët e saj duke vrarë një oficer dhe plagosur një tjetër. Grupi më pas hyri me forcë në manastirin ortodoks në fshatin Banjskë duke vazhduar të qëllojë mbi forcat e rendit. Përleshja përfundoi kur shumica e sulmuesve u arratisën. Tre nga sulmuesit e armatosur mbetën të vrarë.

Autoritetet në Prishtinë publikuan të martën pamje nga droni dhe identifikuan në mesin e grupit të armatosur Milan Radoiçiçin, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cili mohoi lidhjet me grupin e armatosur, tha se organet përgjegjëse serbe do të marrin në pyetje nënkryetarin e Listës Serbe dhe do të hetojnë ngjarjet e së dielës, duke akuzuar Prishtinën zyrtare për nxitje të dhunës në veri.

Të premten policia e Kosovës bastisi pronat e Milan Radoiçiçit në veri në kuadër të hetimeve për ndriçimin e sulmit të së dielës që u cilësua si sulm terrorist nga institucionet vendase, Bashkimi Evropian dhe diplomatët e vendeve perëndimore.

Neutrale September 29, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet…
22 hours ago
Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
2 days ago
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
2 days ago
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
2 days ago
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
2 days ago

Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet…

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?