Policia e Kosovës ka kryer të premten kontrolle në pesë lokacione në tri komuna në veri të Kosovës, lidhur me sulmet ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator, në Banjskë të Zveçanit.
Sipas informacioneve të REL-it në teren, pjesëtarët policorë në Mitrovicë të Veriut kanë qenë te spitali i qytetit. Aty, hetuesit kanë kërkuar që të kontrollohet një aneks ku gjendet ngrohtorja.
Zyrtarët policorë kanë qenë edhe te restoranti Gray në Mitrovicën e Veriut, i cili besohet se është në pronësi të Ema Radoiçiqit, bashkëshortes së nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.
(Foto: REL)
Më shumë: evropaelire.org

