NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
    19 hours ago
    Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
    2 days ago
    “Aruba”/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani nxori vetëm emrat e biznesmenëve, jo të qeveritarëve! Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë!
    5 days ago
    Bashkëbisedim online me qytetarët/ Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë
    7 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Faruk Myrtaj/ DIKUSH KËRKON TË ULET NË VENDIN E TIJ
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!
Të tjera
Ngushtica e Hormuzit hapet/ Pezullohet Bordi i Transparencës për karburantet
Ekonomia Kryesore
Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
Kryesore Politikë
Irena Beqiraj/ Efeket ekonomike të Investimeve Strategjike në turizëm !
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Faruk Myrtaj/ DIKUSH KËRKON TË ULET NË VENDIN E TIJ

Neutrale
Last updated: 2023/09/27 at 9:09 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Babai më kishte thirrur me telegram, se ato kohë s’kishte telefona. Mendja më shkoi tek shëndeti i nënës. Më vonë do kuptonim se ai, që dukej se mbahej më i fortë, ai do lodhej, ai do epej më shpejt se nëna, dhe do ikte përpara saj.
Arrita te agjencia e udhëtarëve, ku pashë njërin nga vëllezërit. Nuk e pyeta, as më tha gjë të veçantë, u habit që vija pa lajmërim. S’dinte gjë fare për telegramin që kisha prej babait. Në shtëpi u përshëndosha me të gjithë, nëna dhe vëllai po ata. Po pra, kot kisha ngritur merak, por nuk e zgjati lojën babai. Kërkoi të dilnim jashtë. Vetëm ai dhe unë.
Mbeta kokë-ulur, për pak. Mbase të tjerët ndjeheshin ngushtë nga zgjedhja e babait, por shtova se mund të mendonin për ndonjë lajm që sillja unë, nga kryeqyteti.

Biseda nisi vetëm kur dolëm në natyrë, te varret e vjetër. Ishte babai, që i shtyu hapat për andej. Më kishte larguar nga kryeqyteti, më nxori edhe jashtë shtëpie, jashtë tërë veshëve, në natyrë, aty ku njeriu bëhet i dëgjueshëm dhe i natyrshëm.

– Të nisa në shkollë dhe ti mbete atje. S’kam tjetër të këmbej mendje. Këta që mbetën këtu…më janë kthyer në hall. Njeri mëson të tjerët kur s’di vet, tjetri vetëm pas bagëtisë di të eci!

Po qeshja me mënyrën se si i etiketonte dy vëllezërit e mi por ca më tej babai ndaloi dhe, siç e kishte bërë gjithë jetën, u ulë në bisht, nxori kutinë e duhanit dhe nisi të dridhte një cigare. Duart i dridheshin si fija e letrës në të cilën koi duhan. Edhe kur nduku me dhëmbë cepat e letrës së cigares, për ta njomur dhe ngjitur më kollaj, dukej nervoz. E ndoqa me sy, në gjithë lëvizjet. Kur shkrepi çakmakun, mu duk se i mori flakë fytyra. Dhe iu bënë krahë buzët.

Nuk u nguta të merrja vesh ç’desh të thoshte. Le të dilte vet, kur të donte. Apo kishte ardhur ajo moshë edhe për prindin tim kur njeriu fillon e bëhet i huaj për të gjallët. Pleqëria, një urë zjarri që digjet nën hi teksa befas, dëgjojmë që njeriu s’është më.

Duke përsiatur, shkova ndërmend se me prindin kemi të njëjtën diferencë moshe, qysh prej kur lindemi. Edhe pse njeri mbetej prindi dhe tjetri biri, vetëm në një moshë të caktuar do mund të kuptoheshim pa i thënë të gjitha. Madje pa folur fare.

E ndjeva se babai kishte nevojë të fliste. Donte të dëgjohej. Donte të mos e ndërpritja. Mbase nga që vetëm prej kryeqytetit vinin gjëra e reja, për tu dëgjuar dhe bindur pa fjalë, ai vendosi menjëherë kushtin: kërkoi që unë ta dëgjoja, siç nuk e bënin dy vëllezërit aty.

– Më lanë pa Zot, or’ bir…S’po them se e rrëzuan vëllezërit e tu, por të dy, edhe ai mësuesi edhe ky çobani, ishin të dy atje kur prishën shtëpinë e Zotit. Nëse themi se ishin atje si gjithë të rinjtë, se s’mund të ndaheshin nga të tjerët, pse gëzojnë vërtet, xhanëm? Mirë atje jashtë bëjnë sikur, në sy të botës, që bëjmë edhe pa Zot, pse ma shajnë edhe këtu, në shtëpi?!

Kur dëgjova përse ankohej, kujtova fjalët se pleqëria ishte vakti kur njeriu ndjehet i pa ngishëm në Zot. Ngaqë jeta duket e shkuar dëm, hyjnë në merak për jetët e fëmijëve dhe ngrenë sytë për nga qielli.
– Ndodh gjithandej, baba…”, i thashë, duke e vërejtur pjerrët. Doja edhe ta përgjoja. Kur lëndohej, s’dëgjonte kërrkënd, por më erdhi mirë që nuk më ndërpreu. Mbase donte të na besonte. Djali I madh, që jeton më larg, dëgjohet më shumë.
Pas pak, u kthye sërish te vetja e parë.

“Vendin e Zotit nuk e le bosh kush në tokë, ta dish! Këtë kam frikë unë. Dikush do kërkoj të ulet në vendin e tij…Kur ta merrni vesh ju këtë, ti dhe vëllezërit e tu, nuk do jeni gjë me njeri tjetrin…Do jeni bërë botë…”

Tha këto, më vështroi një copë herë por, kur u mata të thosha diçka, ma preu fjalën pa e nxjerrë prej goje.

“Mos fol. S’të kërkova mendje! Edhe me tët shoqe mos i thoni të gjitha. Lini pak vend bosh për Të Madhin fare!”

U ngrit dhe mori udhën për shtëpi. Unë eca pas tij. Asnjë fjalë nuk thamë aty. As na pyeti kush atë ditë. As më vonë.

As ato pak muaj që kaluan, pasi u ktheva në kryeqytet, i joshur pas ditëve siç fluturojnë atje, vetëm kur më njoftuan për vdekjen e tij u kujtova se duhej të kisha folur sërish, ca më gjatë me të, me se s’bën duhej të isha kthyer sërish atje, herë tjetër, sa më shpejt.

Duhet të isha kthyer. Nuk dija nëse babai kishte folur me vëllezërit, me nënën, apo as me njërin prej tyre…

Mendja më ishte e lirë të bridhte ku të donte, por gjithnjë do më kujtohej nguti i tij, asaj dite, për të më penguar të flisja: “Mos fol…!” A thua se, po të kisha folur, unë biri do merrja vesh në çfarë frike ndjehej babai.

Neutrale September 27, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
19 hours ago
Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!
19 hours ago
Ngushtica e Hormuzit hapet/ Pezullohet Bordi i Transparencës për karburantet
20 hours ago
Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
2 days ago
Irena Beqiraj/ Efeket ekonomike të Investimeve Strategjike në turizëm !
3 days ago

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua

Basir Çollaku/ Kokainë elektorale, gjurmohen paratë, Rama kryelistë, tre ish-ministra lidhje trafiku?!

Ngushtica e Hormuzit hapet/ Pezullohet Bordi i Transparencës për karburantet

Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?