Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Vuçiç për ta shpallur ditë zie në shenjë respekti për terroristët e vrarë pas sulmit ndaj autoriteteve të Kosovës. Berisha është shprehur se Vuçiç e pranon haptas para gjithë botës se ai personalisht qëndron prapa grupit terrorist serb të manastirit të Banjskës.
Reagimi i plotë i Berishës:
Vuçiç shpall ditë zie për terroristët serb!
Ai pranon haptas para gjithë botës se ai personalisht qëndron prapa grupit terrorist serb të manastirit të Banjskës.
Ky akt i ri luftënxitës i Sllobodanit të ri përbën një vendim i cili provon se zgjidhja e vetme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan është dorëzimi sa më parë i këtij krimineli në Hagë, për genocidin dhe krimet e tij monstruoze, që ka kryer kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve pak vite më parë! sb

