Bashkia e Tiranës nuk humb aspak kohë për të vjedhur. Gjithmonë e më shumë shfaq kreativitet, madje që fantazisë së vjedhjes t’i shtohet më shumë oksigjen, ka menduar që grabitjen e taksave të shqiptarëve ta bëjë në emër të gjelbërimit.
Por kur Bashkia Tiranë flet për gjelbërim, jemi të gjithë të qartë se kjo është kaq pak e besueshme.
Kujtojmë se Bashkia e Tiranës prodhoi mashtrimin e dekadës me pyllin orbital dhe 1 milionë fidan “pemë”. Gazetarja e “Citizens Channel” Arbjona Çibuku, fituese e çmimit nga OSBE, investigoi dhe zbuloi se “Pylli orbital i Tiranës jo vetëm nuk ekziston por është 200 vite larg realizimit”.
Propaganda qesharake e cila ka filluar të krijojë pyje imagjinarë me vlera të pa justifikuara është bërë më shumë objekt talljeje në rrjet,
Rasti është i freskët.
Në këtë zonë të malit (paraqitur foto ) Bashkia ka vendosur të tenderojë pyllëzimin e një sipërfaqe prej 20 ha për të mbjellur 50 mijë fidanë akacie.(Robinia pseudoacacia. L)
Fondi limit është mbi 280 milionë lek.pa TVSH.
Por nga llogaritjet e çmimit të tregut për një fidan i cili kushton 80 lek një rrënjë, del se kosto e mbjelljes për të gjithë 20 ha me akacie shkon më pak se fondi i dhënë nga Bashkia, mbi 111 milionë lek.
(Sipas Vendimit nr.537, date 22.9.2021 tw Këshillit Ministrave).
Nga diferenca rezulton se mbi 170 milionë lek nuk dihet se në cilin xhep do të përfundojnë.
Këtu kemi të bëjmë me një tender abuziv dhe të paracaktuar. Fakti tregon se tenderi nuk kërkon certifikatën e cilësisë dhe fitosanitare të fidanave, materialit mbjellës, e cila është kryesore në këtë rast.
Dhe argumenti teknik është si vijon:
1. Në preventiv përcaktohet se do të pastrohet 200 mijë m2 sipërfaqe nga drizat e ferrat. Në realitet kjo sipërfaqe është e eroduar dhe nuk ka të tilla. (Tregon foto).
Teknikisht në qoftëse sipërfaqja mbulohet me bimësi mbi 10% territorit dhe me lartësi nga 0,5 m deri në 5 m lartesi konsiderohet sipërfaqe pyll (shkurre) dhe mbi 5 m lartësi cungishte, trungishte (Ligji 57/2020 “Për pyjet).
Nëqoftëse ka më pak se 10% shkallë mbulimi të sipërfaqes nuk kanë pse të hiqet bimësia se mbrojnë tokën nga erozioni.
2. Po në preventiv planifikohet transporti i largët, që i llogarit fidanat ton – km ( në sasinë 50.000 ton) çka i bie 1 fidan një ton.
Pse tenderi është abuziv dhe i paracaktuar në kritere:
Krahas vlerës shumë të lartë, Bashkia Tarinë në kriteret teknike ka vendosur që subjekti pjesëmarrës të ketë:
• Motorrsek për krasitje në lartësi;
• Pajisje për kapjen e degëve në lartësi;
• Shkallë për ngjitje në lartësi;
• Gërshërë për prerje të qeskave;
• Sharrë dore;
• Cfurkë;
• Vinҫ për prerje degësh në lartësi jo më pak se 10 m
Asnjë nga këto pajisje nuk kanë lidhje me mbjelljen e fidanëve. Pyetja shtrohet: Cfarë do të presin pajisjet kur fidani është në lartësinë 1m, po vinçi për prerje degësh në lartësi jo më pak se 10 m? Në sipërfaqe të tilla dhe skefteri për të shkuar e ban me dy ndalesa, jo vinxhi për prerje degesh.
Bashkia Tiranë është kthyer në një hajdute të taksave të qytetarëve, dhe 170 milionë lekët e vjedhura me fidanët janë një tjetër dëshmi abuzimi.



