Ish studentë të Dhjetorit 1990, kanë zhvilluar ditën e sotme në Kukës një takim me kandidatin e opozitës për këtë bashki, Z.Emri Vata.
Grupimi “Dhjetor ’90” është një organizatë e ish studentëve të dhjetorit 1990-të, të cilët kanë mbetur besnik të idealeve për të cilat u çuan.
Një përfaqësi e tyre kanë shkuar në qytetin verior, vetëm 4 ditë para zgjedhjeve për kryetar të bashkisë së Kukësit për t’i shprehur mbështetje Emri Vatës dhe për të takuar e biseduar me shokë e kolegë të tyre që banojnë në këtë bashki.
Është kandidati demokrat i cili e ka postuar në rrjetet sociale këtë takim, që sikurse ai e quan, “grupimi “Dhjetor 90”
është grup idelasitësh të njohur për angazhimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, që nuk pajtohen kurrë me padrejtësitë”
Postimi i tij në Facebook:
Momente nga takimi me grupim “Dhjetor 90”
Mbështetja e fortë e grupimit “Dhjetor 90”, si një grup idelasitësh të njohur për angazhimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, që nuk pajtohen kurrë me padrejtësitë kanë shprehur mbështetjen e tyre të fortë për ndryshimin e shumë pritur në Kukës.
Të gjithë bashkë t’i kthejmë dinjitetin Kukësit!







