Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, është shprehur se: “Zhvillimi i qëndrueshëm është garancia jonë më e fortë për një botë të karakterizuar nga paqja dhe stabiliteti”
Më poshtë, fragmente nga fjala e Begaj në OKB:
Zhvillimi i qëndrueshëm është garancia jonë më e fortë për një botë të karakterizuar nga paqja dhe stabiliteti.
Zbatimi i Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm nuk është vetëm një prioritet; është një përpjekje e përbashkët që përfshin institucionet shtetërore dhe shoqërinë civile.
Këto objektiva janë një hartë universale, që udhëheq vizionin tonë për të ardhmen.



