1- Rruazat e kuqe të gjakut jetojnë mesatarisht 120 ditë
2- Në organizmin e njeriut ndodhen në çdo moment rreth 2.5 trilion qeliza të rruazave të kuqe të gjakut. Për të ruajtur këtë numër rreth 2.5 milionë qeliza të tilla prodhohen çdo sekondë
3- Impulsi nervor udhëton me një shpejtësi prej 400 km /orë
4- Zemra jone rreh rreth 120 000 herë në ditë
5- Gjaku ynë përshkon një rrugë prej 100 km çdo ditë
6- Mushkëritë tona thithin rreth 2 milionë litra ajër çdo ditë. Sipërfaqja e tyre është e mjaftueshme për të mbuluar një fushë tenisi.
7- Për të bërë një buzëqeshje të thjeshtë aktivizohen rreth 30 muskuj të ndryshëm .
8- Ka më shumë mikroorganizma të gjalla që jetojnë në lëkurën e një personi të vetëm sesa ka njerëz në botë.
9- Një njeri konsumon rreth 64 000 litra ujë gjatë gjithë jetës së tij.
10- Një rruaze të kuqe të gjakut i duhen rreth 20 sekonda që të qarkullojë nëpër gjithë trupin e njeriut.
11- Në gojën e njeriut ka normalisht mbi 400 milionë baktere.
12- Nuhatja e njeriut është sa 1/20 e atij të një qeni.
13- Fëmijët rriten më shpejt në pranverë.
14- Brinjët e njeriut lëvizin rreth 5 milion herë në vit.
15- Njerëzit kanë më shumë muskuj facial se çdo gjallesë tjetër në planet.
16- Muskujt e syve lëvizin rreth 100 000 herë në ditë.
17- Një person që bën shumë aktivitet fizik djersin deri në 4 gallon djersë në ditë. Pjesa më e madhe avullon pa u vënë re nga personi.
18- Lëkura e njeriut përmban 75 km nerva.
19- Gjurma që lë gjuha e një personi është unike në botë.
20- Njeriu ka aftësinë të dallojë nga 4000 deri ne 10 000 aroma të ndryshme .
Dr. Eugerta Avdulaj/ 20 fakte interesante rreth trupit të njeriut…
Leave a comment
Leave a comment

