NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
    7 hours ago
    Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
    9 hours ago
    Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
    1 day ago
    Replika të ashpra në Parlament/ Noka-Ballës: Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Bekim Bruka/ Vetëvendosja në Evoluim: Pavarësia e Kosovës në të Drejtën Ndërkombëtare.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
Të tjera
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
Kryesore Politikë
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
Kryesore Politikë
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Bekim Bruka/ Vetëvendosja në Evoluim: Pavarësia e Kosovës në të Drejtën Ndërkombëtare.

Neutrale
Last updated: 2023/09/18 at 9:17 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

 
Pavarësia e Kosovës në të drejtën ndërkombëtare!

Në një nga revistat më të vjetra dhe më të njohur në botë “Columbia Undergraduate Law Review” Bekim Bruka paraqitet me një artikull origjinal e të qartë shkencor.
Ai i ofron Universitetit Columbia dhe publikut një punim shkencor të besueshëm e të bazuar në fakte mbi pavarësinë e Kosovës.
Artikulli është shumë i dobishëm për institucionet e Kosovës në përpjekjet e tyre për njohjet e reja.

Lexoni analizën e Brukës…

Në dimrin e vitit 2008, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara paraqiti një kërkesë për mendim këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë se nëse “deklarata e njëanshme e Pavarësisë së Kosovës” ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. [1] Përfaqësuesit e Serbisë parashtruan argumentin se Pavarësia e Kosovës jo vetëm që shkelte integritetin historik dhe territorial të Serbisë, por gjithashtu deklarata si një veprim politik nga “Asambleja e Kosovës” binte ndesh me rregullat e vendosura nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999). [2] Midis të tjerash, kundërshtarët e pavarësisë ishin të shqetësuar se nëse Kosova “deklaron pavarësi të mënyrë të njëanshme” bazuar në konceptin e vetëvendosjes përmes shkëputjes, territore të tjera nëpër botën do të nxiteshin të ndiqnin aspirata politike të ngjashme, duke shkelur kështu Aktin Final të Helsinkit të vitit 1975, ku i jepet përparësi integritetit territorial mbi vetëvendosjen. [3] Megjithatë, bazuar në historikun juridik të shumicës së shekullit të kaluar dhe të disa rasteve ligjore pas vitit 1990: (i) Kosova kishte të drejtën juridike për pavarësi bazuar në një precedent ekzistues, shpalljen e pavarësisë nga njësitë federale pas shpërbërjes së Jugosllavisë; dhe (ii) së dyti, Deklarata nuk shkelte sovranitetin e Serbisë sepse Rezolutat ekzistuese të Këshillit të Sigurimit nuk e parandalonin atë. Shpërbërja e Jugosllavisë ndodhi brenda kornizës së shpërbërjes së një federate, duke parandaluar përplasjen ligjore të integritetit territorial dhe parimit të vetëvendosjes.
 
Për të kryer një ekzaminim të thellë të kësaj tematike, është e domosdoshme të ofrohet një pasqyrë historike e detajuar e statusit ligjor të Kosovës. Qeveria serbe ka kontestuar pavarësinë e Kosovës, duke pretenduar se ish-provinca u konfirmua si pjesë e territorit të saj para krijimit të Federatës Jugosllave në vitin 1945, duke argumentuar kështu se statusi i Kosovës si një njësi federale në kohën e pavarësisë nuk duhet t’s ishte mbivendosur statusit të saj të si pjesë integrale e Serbisë. [4] Megjithatë, kur Mbretëria e Serbisë dhe Perandoria Osmane nënshkruan traktatin për aneksimin e saj në vitin 1913, Kosova vetëm de fakto ju bashkua shtetit serb. E drejta ndërkombëtare parashikon që një territor kalon nga një shtet në një tjetër, vetëm atëherë traktati që vendos këtë ndryshim është plotësisht i ligjshëm, pra nëse të dy vendet e nënshkruajnë dhe e ratifikojnë atë. [5] Kur dy palët nënshkruan traktatin në Konferencën e Londrës në vitin 1913, Serbia vepronte nën Kushtetutën e saj të vitit 1903, e cila, në nenin IV, kërkonte mbledhjen e Asamblesë së Madhe Kombëtare për ratifikimin e çdo traktati që përfshinte ndryshime kufitare dhe territoriale. [6] Një asamble e tillë kurrë nuk ndodhi, prandaj, nga viti 1912 deri në vitin 1918, Kosova ishte teknikisht një territor i pushtuar, me Serbinë që kishte kontroll de fakto, por jo de juro mbi të.
 
Për më tepër, kur pragu ligjor u përmbush në vitin 1918, Kosova nuk hyri në Mbretërinë e Serbisë, por përkundrazi, territori u bë pjesë e bashkimit të Serbisë me Kroacinë dhe Slloveninë në atë që u bë e njohur si Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, e quajtur më vonë Mbretëria e Jugosllavisë pas 1929. Këtu shtohet fakti që kur Serbia u bë pjesë e Mbretërisë, personaliteti ndërkombëtar i saj u zhduk në bazë të principeve bazë të ligjit ndërkombëtar, duke i dhënë kështu fund ekzistencës së mëpërparshme të shtetit serb. [7] Më vonë, në vitin 1945, kur qeveria jugosllave vendosi të adoptojë një strukturë federale, statusi i Kosovës u bë arsye debati. Diskutimet u fokusuan nëse territori do të përfshihet si një njësi autonome e Serbisë, Malit të Zi, ose Maqedonisë, duke njohur kështu: (i) një identitet territorial për Kosovën, dhe (ii) mungesën e një përfshirje zyrtare më parë të territorit nën Serbi. Prandaj, hyrja e Kosovës në Serbi në vitin 1945 ishte e kushtëzuar vetëm nëse Serbia ishte pjesë e Jugosllavisë, me Kosovën që kishte një personalitet ligjor të krijuar drejtpërdrejt nën strukturën federale të vitin 1945.
 
 
Kushtetuta jugosllave e vitit 1974 ofron njohuri shtesë se si aplikohet parimi i vetëvendosjes në raport me statusin e Kosovës dhe njësive të tjera përbërëse të Jugosllavisë përgjatë shpalljeve të pavarësive përkatëse. Përmes këtij dokumenti, statusi i kufizuar i Kosovës si një rajon autonom (serbisht: oblast) brenda Republikës Serbe të Jugosllavisë u ndryshua në atë të një province autonome (serbisht: pokrajina), dhe më e rëndësishmja, në një prej njësive konstituente të plota të Federatës. [8] Kjo Kushtetutë, e cila do të qëndronte në fuqi deri në shpërbërjen e Jugosllavisë, i dhuroi Kosovës të drejta që ishin në shumë mënyra, totalisht të ngjashme me ato të gjashtë Republikave dhe që, e ktheu Kosovën në një “njësi të plotë federale.” [9] Kosova fitoi të drejtën e përfaqësimit të drejtpërdrejtë në institucionet federale përkah njësive të tjera, përfshi një përfaqësues në Presidencën e Jugosllavisë, të drejta të barabarta në politikën e jashtme, një forcë policore, një universitet të kontrolluar nga Prishtina, dhe të drejtën e vetos për çdo vendim, ligj e veprim federal. Baza institucionale e Kosovës u modelua ndarazi nga Serbia, me provincën që tanimë kishte të drejtën e lëshimit jo më një statuti të thjeshtë, por të një kushtetute. [10] Në përgjithësi, Kushtetuta e vitit 1974 shkaktoi ndarjen strukturore të Kosovës nga autoriteti i Beogradit, duke i dhënë provincës një status të barabartë me Republikat e tjera si një njësi përbërëse e Federatës, pra, një të drejtë të ngjashme për pavarësi kur Federata filloi të shpërbëhej në fillim të viteve 1990.
 
E pavarësisht shfuqizimit të autonomisë së Kosovës në vitin 1989 në rrethana të pazakonta, ky decentralizim dhe delegim pushteti brenda federates ligjërisht nuk u arrit kurrë në mënyrë të plotë, pasi ndryshimet për të revokuar autonomine e Kosovës i tejkaluan garancitë kushtetuese të vitit 1974. Përveçse ndryshimet kushtetuese nuk u botuan kurrë në Gazetën Zyrtare, neni 206 i Kushtetutës së vitit 1974 parashikonte se Kushtetutat Republikane dhe Provinciale nuk duhet të binin ndesh me Kushtetutën Federale, dhe Neni 4 theksonte se territori i një province autonome nuk mund të ndryshohej pa miratimin e asaj province. Gjithashtu, Kushtetuta e vitit 1974 parashikonte se nëse një ligj, rregull, apo vetë Kushtetuta e një njësie federale, në këtë rast nga Serbia, miratohej në kundërshtim të asaj Jugosllave, ndryshimi do të zbatohej përkohësisht deri kur Gjykata Kushtetuese Federative do të vendoste për ligjshmërinë e tij. [11] Këto kushte nuk u plotësuan në vitin 1989 pasi ndryshimet kushtetuese nuk morën kurrë shumicën e nevojshme parlamentare, pra dy të tretat e nevojshme nga Asambleja e Provincës së Kosovës, e nga ana tjetër një vendim nga Gjykata Kushtetuese Federale kurrë nuk u mor. Kështu, sundimi i Serbisë mbi Kosovën, ndonëse i zgjatur, ishte juridikisht i përkohshëm, pasi u realizua përmes mjetesh të paligjshme.
 
Në këto kushte – me autonomine e Kosovës që ishte de fakto e revokuar – Federata nisi shpërbërjen e saj në fillim të viteve 1990. Komisioni i Arbitrazhit të Konferences së Paqes për Jugosllavinë, njohur ndryshe si Komisioni Badinter, arriti në konkluzionin, midis të tjerash, se Federata nuk kishte rënë pre e shkëputjes së njësive të saj, por ishte shpërbërë në tërësi. [12] Edhe pse komisioni u përgjigj vetëm për pyetjet për të cilat u pyet zyrtarisht, pra për të drejtën e Pavarësisë së ish-Republikave, kjo deklaratë ishte një gjetje kyçe juridike, pasi hapte rrugën për një precedent të rëndësishëm: pavarësinë e njësive federale të Jugosllavisë. Noel Malcolm pyet, “kur një federatë shpërbëhet, në çfarë transformohet?”, e përgjigja është e thjeshtë: në njësitë e saj federale. [13] Shpërbërja e Federatës nga brenda, më vonë konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010, rrëzon pretendimin se pavarësitë e njësive konstituente jugosllave u arritën përmes “shkëputjes së njëanshme në vend të shpërbërjes.”
 
Në praktikë, Kosova është trajtuar si pjesë e një Serbie të pavarur vetëm për dy vite (2006-2008) pas shpalljes së pavarësisë të Malit të Zi. E megjithatë, edhe gjatë kësaj periudhe, Kosova nuk ishte ligjërisht pjesë integrale e Serbisë, pasi sovraniteti i saj u vendos nën një “imperium” të përkohshëm të OKB-së, parashikuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999). Në vetvete, Rezoluta synonte të ndërtonte një administratë ndërkombëtare të përkohshmë për Kosovën në respekt të integritetit territorial të Jugosllavisë, por duke e lënë sovranitetin e saj mbi territorin në një gjendje tranzitore e duke detyruar tërheqjen e forcave ushtarake, policore dhe civile jugosllave nga ish-provinca. Kjo ndarje e plotë e kontrollit u vazhdua me Serbinë që nuk kishte ushtrim të autoritetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor në Kosovë pas vitit 2006. [14] Në këtë kuadër, Rezoluta 1244 shprehte se Kosova do të fitonte gradualisht “institucione të vetë-qeverisjes” gjatë kohës së funksionimit të Rezolutës, pa specifikuar natyrën e institucioneve deri në një “vendim përfundimtar për statusin e saj.” Rezoluta theksonte, midis të tjerash, se ekzistonte një “status i pavendosur” për provincën dhe deri atëherë, territori do të kalonte në një fazë tranzitore dhe ndërmjetëse pa diskriminim në lidhje me statusin përfundimtar. [15] Që statusi i përkohshëm i Kosovës u quajt “tranzitor” dhe “në respekt të integritetit territorial të Republikës Federale Jugosllave” është e rëndësishme të përmendet, për shkak se Jugosllavia ndaloi së ekzistuari në vitin 2006. Prandaj, pavarësia e Kosovës në vitin 2008 nuk mund të ketë shkelur integritetin territorial të ndonjë shteti, pasi shteti në fjalë, pra Republika Federale e Jugosllavisë, nuk ekzistonte më.
 
Më tej, në interpretimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit (1999), është e nevojshme të merret parasysh Mendimi Këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010. Siç Gjykata argumentoi, Këshilli i Sigurimit nuk kishte qëllim të parashikonte statusin politik të Kosovës, sikurse bëri me “Republikën Serbe” në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku Këshilli i Sigurimit nëpërmjet miratimit të Rezolutës 787, ndaloi rreptësisht çdo tentativë për pavarësi nga ana e këtij territori të kontrolluar nga serbët. [16] Në rastin e Kosovës, e cila ndryshe nga Republika Serbe kishte statusin e një njësie përbërëse të ish-Jugosllavisë, Rezoluta 1244 deklaronte se ka një “status të papërfunduar,” ndërsa përmendte integritetin territorial vetëm në gjuhën preambulare, pra duke theksuar se Këshilli i Sigurimit nuk kishte qëllim të gjykonte kundër ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Në gjuhën operative, Gjykata theksonte se qëllimi i Rezolutës ishte qeverisja e Kosovës deri sa institucionet e vetëqeverisjes të formoheshin, pa diskriminim për mënyrën se si do të vendosej statusi përfundimtar i saj, ashtu si dhe natyra, duke e lënë kështu statusin final të Kosovës në një gjendje “statu nascendi.” [17] Në bazë të këtij argumenti, Mendimi Këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare në vitin 2010 arriti në përfundimin se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare apo integritetin territorial të Serbisë, pasi Këshilli i Sigurimit nuk ndalon një deklaratë të pavarësisë në rezolutat e veta ekzistuese për Kosovën. Kështu, Rezoluta 1244, duke i shërbyer ekskluzivisht qëllimit të ndërtimit të institucioneve, nuk e pengoi Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008, kryesisht sepse dy instrumentet, ndërtimi i institucioneve dhe Deklarata e Pavarësisë, vepronin në nivele të ndryshme. Ndryshe nga Rezoluta 1244 që e linte statusin final të Kosovës të hapur, Deklarata e Pavarësisë ishte një tentativë për ta zgjidhur përfundimisht çështjen e statusit.
 
Për më tepër, duke mos ju përgjigjur pyetjes së parashtruar nga disa anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nëse vetëvendosja përmes shpërbërjes ofronte një argument të fortë për pavarësi, Gjykata Ndërkombëtare vendosi një precedent ligjor të rëndësishëm që pengonte përdorimin e mendimit të Gjykatës kundër integritetit territorial. Mungesa e një mendimi të prerë mbi këtë çështje ndaloi lëvizjet që kërkonin të bazoheshin në opinionin e Gjykatës për të justifikuar një shkëputje të mundshme, specifikisht nga territore si Abkazia dhe Osetia Jugore në Gjeorgji, Katalonja në Spanjë, apo Qiproja i Veriut në Qipro. Në rastin e Jugosllavisë, shpërbërja e saj ndodhi të bazë kufinjve të njësive të saj përbërëse, në përputhje me parimin e uti possidetis. [18] Ky princip, që thekson ruajtjen e kufijve administrativë ekzistues gjatë transformimeve shtetërore, logjikisht është jo i aplikueshëm në shtete unitare. Kështu, mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare la hapësirë për dy nënkuptime të rëndësishme: (i) ngjarjet në Jugosllavi shërbyen si një precedent vetëm për shtetet federale, dhe (ii) shpërbërja e Federatave nga brenda nuk është e ndaluar nga ligji ndërkombëtar, duke ofruar prova të qëndrueshme në mbështetje të deklaratave të pavarësisë të njësive federale të Ish-Jugosllavisë.
 
Në bazë të analizës së mësipërme, një eksplorim i përmbledhur i historisë dhe peizazhit ligjor të Kosovës tregon se pavarësia e saj erdhi si vazhdim i asaj që kishte ndodhur në njësitë e tjera federale të Ish-Jugosllavisë. Specifikisht Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi hapën rrugën për pavarësinë e Kosovës, në kundërshtim me argumentin se Deklarata e njëanshme e Pavarësisë së Kosovës  krijoi një precedent të ri që e lejonte vetëvendosjen t’i mbivendosej integritetin territorial. Së dyti, Deklarata e Pavarësisë së vitit 2008 si një akt nuk shkelte integritetin territorial të Serbisë apo parimet themelore të Kartës së OKB-së. Këshilli i Sigurimit nuk e ndaloi Deklaratën e Pavarësisë përmes Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, ashtu siç bëri në raste tjera. [19] Në bazë të të gjitha standarteve të të drejtës ndërkombëtare, shpërbërja e Jugosllavisë krijoi mundësinë që njësitë konstituente të saj të vendosnin për të ardhmen e tyre politike. Ky ndryshim në paradigmë, hapi një rrugë për aplikimin e vetëvendosjes jo në kundërshtim me integritetin territorial, por përmes një federate që po shpërbëhej në mënyrë që njësitë e saj përbërëe të kishin mundësinë të vendosnin fatet e tyre politike. Prandaj, mund të theksojmë se vetëvendosja në rastin e njësive federale të Ish-Jugosllavisë, përfshirë Kosovën, nuk e tejkalonte integritetin territorial të një shteti, më së pari për shkak se ky shtet nuk ekzistonte më.

linku i origjinalit anglisht, ku janë dhe referencat

https://www.culawreview.org/journal/self-determination-in-flux-kosovos-independence-in-international-law

Neutrale September 18, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone
5 hours ago
Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone
5 hours ago
Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!
7 hours ago
Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë
9 hours ago
Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën e tokave në Vuno, Rama u tërbua
1 day ago

Basir Çollaku / Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Basir Çollaku/ Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Belind Këlliçi/ Lidhu pas direkut, po anija jote ka futur ujë. Fundi dihet!

Deklarata e djeshme në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”/ Reagon Sali Berisha: Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?