Gazetari shqiptar në Greqi, Shpetim Zinxhiria ka reaguar ashpër ndaj mediave helene, të cilat për të justifikuar vrasjen e një 39-vjeçari shqiptar në Greqi, nga 68- vjeçari Kutrumanis, po e përshkruajnë atë si njeri me probleme të shëndetit mendor.
Zinxhiria shkruan: “68-vjeçari Dhimitris Kutrumanis që vrau 39-vjeçarin Briken Limka baba i tre fëmijëve në vendin e punës nuk është me probleme psikologjike, por është një intelektual njeri i ditur dhe mbi te gjitha shkrimtar”
Ja reagimi i plotë i tij:
Vrasësi është shkrimtar, jo analfabet dhe jo me probleme psikologjike
68-vjeçari Dhimitris Kutrumanis që vrau 39-vjeçarin Briken Limka baba i tre fëmijëve në vendin e punës nuk është me probleme psikologjike, por është një intelektual njeri i ditur dhe mbi te gjitha shkrimtar.

