Këto janë disa nga simptomat që paralajmërojnë për tension të lartë të gjakut:
Dhimbje të shpeshta koke
Probleme me shikimin
Çrregullime të rrahjeve të zemrës
Gjak në urinë
Dhimbje kraharori
Lodhje, dobësi, plogështi
Probleme me frymëmarrjen
Rrahje në gjoks, qafë ose vesh
Nëse keni këto simptoma, duhet të vizitoheni menjëherë tek mjeku.
Mund të keni një krizë hipertensionve që mund të çojë në atak në zemër ose goditje në tru. Hipertensioni i patrajtuar mund të çojë në sëmundje serioze, si goditje në tru, sëmundje të zemrës, probleme me veshkat dhe sytë.

