Ish deputeti Maliqi vazhdon të denoncoi skandalet në bashkinë Kuçovë.
Ai ka postuar në rrjetet sociale rastin e Njësisë Administrative Perondi, ku mbeturinat digjen në ambjent të hapur.
Ja postimi i tij:
Stop abuzimeve me taksat tuaja dhe me tenderat korruptivë!
❗️Skandal!
Në Perondi djegin plehrat duke rrezikuar jetën dhe banesat. Për turp pastrimi i qytetit! Tenderi korruptiv i pastrimit, mbi 1 Miliardë Lekë, abuziv, ku priten të vihen në pranga jo vetëm Hajdari i Bashkisë së grabitur dhe ‘pengu’ i ish-fatorinos Salillari por dhe disa të tjerë, me prova e pamje filmike trinditëse!
⁉️ Nuk e kuptoj pse nuk po merren nën shqyrtim filmimet dhe skandalet e trasmetuara si provë për të disajtën herë në emisionin “STOP”, në “TV KLAN”! Kush mund të ketë ndërhyrë dhe pse nuk reagon asnjë institucion si për bashkitë e tjera?
Atë tender tepër korruptiv, nuk mund t’a ndalka askush!! Është më keq se tenderi korruptiv i “Ujësjellësit”, 4 Milionë e 200 Mijë Euro, se tenderi i qenëve, i varrezave, i blerjes së Rrylit, i ‘asfaltit mbi asfalt’ në Tapi, i asfaltimit të Rrugës “Goraj-Qafë Spitali”, i blerjes së makinës së Zjarrëfikses, i Rrugës së Frashërit, pa llogaritur tenderin e naftës, me shumë dyshime korruptive etj.
???? Ky skandal nuk mund të fshihet! Kush po e mbron dhe financon Hajdarin; ‘pengun’ e Salillarit?!
⚖️ E drejta do të triumfojë!
Nuk ka kthim pas. Nëse hesht Drejtësia e Media, unë nuk hesht deri në prangosjen e të korruptuarve dhe zbardhjen e së vertetës!
Bashkia Kuçovë, do i kthehet banorëve! Kuçova “Kantier Ndërtimi”


