Nga Kostantin E Luçi
Digjet i gjallë seminaristi në Nigeri!
Në një sulm rreth orës 20:00 të ditës së Enjte, në rektoratin e kishës Katolike të Shën Rafaelit në Fadan Kamantan, në shtetin jugor të Kadunës, pjesë e dioqezës së Kafanchan, terroristët në pamundësi për të hyrë në shtëpinë e famullitarit që kërkonin ta rrëmbenin, i vunë flakën, duke djegur të gjallë seminaristin, Na’aman Danlami, I cili ishte vetëm 25 vjeç. Reagimet ishin të shumta, por pa asnjë rezultat, edhe pse, John Hayab, kryetar i Shoqatës së Krishterë të Nigerisë (CAN), u ankua për mungesën e sigurisë në zonë, duke u shprehur: Është e trishtueshme që vrasjet dhe kjo lloj ligësie kundër të Krishterëve, të vazhdojnë ende, pavarësisht apelit dhe lutjes tonë ndaj qeverisë nigeriane që të marrë masa për t’i dhënë fund këtyre sulmeve.

