Ajo që do të lexoni më poshtë, është ajo që një mësues sudanez u tha prindërve gjatë fjalimit të tij në ditën e parë të shkollës.
As mos t’ju shkojë nëpër mend që të ndërtoni për fëmijët tuaj një dhomë, apo shtëpi, apo të blini për ta tokë e apartament, apo të hapni llogari bankare për ta. Nëse mendoni se keni shumë para, atëherë investoni tek fëmijët tuaj, jo për fëmijët tuaj.
Harxhojeni të gjithë pasurinë për ta, nëse mundeni. Shkollojini në shkollat më të mira, në universitetet më të mira. Mundësojuni fëmijëve tuaj arsimin më të mirë. Le të mësojnë fëmijët tuaj dy, tre apo katër gjuhë të huaja.
Mësojini fëmijëve tuaj, se suksesi në jetë nuk është, detyrimisht, i lidhur me suksesin në shkollë apo universitet. Zoti, për çdonjërin nga ne, ka krijuar një talent të veçantë, lum ai që punoi për ta zbuluar atë. I zgjuar është ai, që pasi e zbulon talentin e tij, punon për ta zhvilluar atë. Kurse suksesi i përket atij, që pasi e ka zhvilluar talentin e tij, punon me të.
Prandaj, detyra juaj primare, si prindër, është të ndihmoni fëmijët tuaj të zbulojnë talentin e fshehur brenda tyre. Punoni dhe shpenzoni për zhvillimin e talentit të fëmijëve tuaj. Lërini ata të lirë të përparojnë dhe të rriten me talentin e tyre.
Paratë nuk do t’u shërbejnë, nëse fëmijët tuaj rriten dhe shohin që s’kanë asgjë tjetër përveç tyre. Ajo, shtëpia, që ju keni shpenzuar një jetë dhe keni investuar për ta ndërtuar, do ta shihni që ata do të ndërtojnë shtëpi më të mira se ato, në një kohë më të shkurtër dhe me shumë më pak mund se ai që keni harxhuar ju. Sigurisht, kjo arrihet nëse ju investoni për ndërtimin e karakterit dhe zbulimit të talentit të fëmijëve tuaj.
Mos ndërtoni për fëmijët tuaj, investoni tek fëmijët tuaj, dhe mos investoni për ata. Trashëgimia e vërtetë që do të lini për fëmijët tuaj nuk është as paratë, shtëpia apo toka, por janë vetë fëmijët tuaj, nëpërmjet arsimit të tyre.
Paraprakisht, suksese në rrugën e gjatë të zbulimit të talenteve, nëpërmjet arsimit!

