NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Flamur Noka: Kodi i Heshtjes në grupin parlamentar të PS
    15 hours ago
    Fisnik Qosja reagon për takimin me BE-në: Nuk përfaqësoj maxhorancën, vetëm Bashkinë Kavajë dhe Shoqatën e të Zgjedhurve Vendorë!
    15 hours ago
    Vendimi i PS për Ballukun/ Berisha: Tani i përket sovranit të thotë fjalën e tij!
    18 hours ago
    Rama me superlativa për Ballukun: “Punoi pa orar për objektivat”
    20 hours ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Shefqet Meko/ “Ferri Amerikan” – Realitet apo ëndërr?!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Ola Xama/ Ndryshimet “epokale” që solli Belinda Balluku.
Të tjera
Refuzuan të këndonin himnin e tyre kombëtar/ Ekipi i futbollit iranian të femrave përballet me vdekjen për sfidimin e regjimit, ndërhyn Trump për t’i shpëtuar
Bota
Flamur Noka: Kodi i Heshtjes në grupin parlamentar të PS
Kryesore Politikë
Fisnik Qosja reagon për takimin me BE-në: Nuk përfaqësoj maxhorancën, vetëm Bashkinë Kavajë dhe Shoqatën e të Zgjedhurve Vendorë!
Politikë
Vendimi i PS për Ballukun/ Berisha: Tani i përket sovranit të thotë fjalën e tij!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Shefqet Meko/ “Ferri Amerikan” – Realitet apo ëndërr?!

Neutrale
Last updated: 2023/08/03 at 10:24 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

(Ky është një shënim privat shkruar gati 4 muaj me parë, kur ish-presidenti Trump përballej me akuzën e parë zyrtare në shtetin e Nju Jorkut. Sot ai do jetë përsëri përballë Gjykatësit Amerikan për një akuzë më të rëndë,nga Qeveria Federale.Presidenti i 45-të amerikan përballet për herë të tretë më akuza në Gjykatë. Besoj se ky shënim ja vlen të bëhet publik me dëshirë për të nxitur një debat idesh, pa verbëri pasionante)

-Duke ndjekur në sallën e gjyqit, ish- presidentin amerikan, Donald Trump-

Ndjeva keqardhje kur ndiqja hapat e ish-presidentit amerikan në sallën e gjyqit në Nju-Jork. Njeriu që ka mbajtur postin më të rëndësishëm në Glob, Ishte “si gjithë të tjerët” perballë gjykatsit. Madje, edhe derën e sallës së gjyqit, Donald Tramp i duhej ta “shtynte vetë”, si çdo qytetar amerikan. Në sallat e gjykimit në Amerikë nuk ka as ofiqe, as teklife.

Ndieva diçka të çuditshme së brendshmi si njeri. Më erdhi keq për ish-presidentin e vendit tim, ku jetoj prej dekadash. Nuk do desha ta shihja atë moment, jo thjesht se “Kam votuar Trampin”, por sepse deri më tash, ish-presidentët kanë qënë një “aset kombëtar” dhe disi të paprekshēm në jetën pas postmbajtjes. Çfarë ndodhi që Amerika i rrëfen botës “të parrëfyeshmen”?!..

E vërteta amerikane është se individi mbetet i pafajshēm ndaj çdo akuze të ngritur derisa provohet apo rrëzohet në gjykatë. Ndaj këtë të drejtë kushtetuese e gëzon edhe ish-presidenti Tramp. Shfaqja e tij si qytetar privat para gjykatsit dëshmon ndërkohë “pamëshirshmërinë” amerikane ndaj çdo individi që shkel ligjin. Kjo është, për mendimin tim “ana pozitive” e asaj që “ndodhi të Martën”. Gjithë bota kuptoi “peshën specifike” të ligjit në Amerikē.

Por pse Amerika erdhi deri në këtë “moment historik”?

Larg “pasioneve politike” që për një shumicë konservatore Amerikane, janë po aq të verbëra sa dikur “dashuria jonë për Enverin”, kam mendimin se , siç thotë populli “ ku ka zë nuk është pa gjë”. Karakteristikë dominuese e “rojtarēve” të ligjit në Amerikë, është konsistenca për të gjykuar mbi prova, fakte dhe të vërteta, jo si “liria politike e fjalës”. Opinioni amerikan e di se ish-presidenti ka qënë një “qejfli i madh” në jetën e tij. Çdo burrë ka të drejtēn e vet “të jetë qefli”, por për ish-presidentin Tramp ky instikt mashkullor u shfaq “nudo” në filmimet në autobuzin e Hollyëood me gazetarin Bush. Video në fjalë ishte shokuese sepse “rrëfente siç është Tramp”. Të gjithë burrat flasin “lirshëm” mes burrash kur vjen fjala për femra të bukura, aventura seksiste etj. Kur një moment kërkon një post publik, “shakatë” kthehen në “shashka verbuese”. Kjo ka ndodhur me ish-presidentin.Nëse lakuriqësia e asaj bisede do ishte mbajtur “pas kuintave”, ne nuk do kishim parë atë që ndodhi. Pyetja është e thjeshtë: A do të mund të “inskenohej” kjo “dramë seksi” nëse ish- Presidenti nuk do kish “ngjyer gishtin”? Kurrsesi jo.

Drama e ish-presidentit Tramp, që ka fillesēn me “lojën seksuale” më kujton një “histori adoleshente”që e kam përjetuar kur isha nxënës në shkollën e mesme veterinare Shkodër. Kur unë sapo isha zgjedhur sekretar rinie për gjithë shkollën, një djalë i ri ishte rikthyer në shkollë pasi ishte përjashtuar një vit, sepse ishte kapur “duke bërë seks në zyrë” si sekretar rinie. Edhe tani kam parasysh fytyrën e nxënësit T.K që ishte një njeri i mrekullueshëm. Do flisja shpesh me të sepse ishte vërtetë një njeri me vlera. Ishte serioz, intelegjent dhe njeri që të bënte për vete. Shpesh kur shihesha me të vetëtimthi pyesja veten: “Si do ishte jeta e tij po të mos i ndodhte “ajo që ndodhi”?…T.K u martua me vajzën që dashuronte, ( uroj të jenë ende bashkë), por ai e pagoi shtenjtë “seksin në zyrë” që ishte e patolerueshme sipas ligjit të kohës. Tani puthjet dhe seksi janë një “sufiçit” i shoqërive në demokraci.. Unë do bëja kujdes të veçantë në atë moshë që kisha fat “të kisha zyrë” por rasti i T.K Ishte si një kambanë për mua. Aq më tepër kur pedagog Kujtim Karafili sekretari i përkushtuar i asaj kohe ideologjike, gjithmonë dhe përherë do më kēshillonte “ Kujdes Shefqet, aman, Shefqet “…Pata fat. Pasionet e moshës “nuk më verbuan”…

Kujtesa e mësipërme edhe pse të kujton shprehjen “Shane Han, shane Bagdat”, në vetvete rrëfen seriozitetin që çdo shoqëri ka ndaj ligjit. Ndonse duket paradoksal “shembulli nga diktatura”, për mua ka vlerën e faktit. Ligji është ligj. Kur shkel ligjin do kesh pasoja.Fatkeqsia shqiptare është se “alergjia” ndaj “ligjeve në diktaturë” e ka kthyer aktualitetin shqiptar në një “arenë” të paprekshmërisë për figurat politike që kanë kanë “përdhunuar” një shoqëri të tërë dhe “asnjë gjemb në këmbë”. Rasti i Nju Jorkut është “shembulli që jep vendi i demokracisë”.

Amerika është vend i lirë sepse ka ligje të forta. Ligjet e këtushme janë “klone” që ta bëjnë jetën ferr nëse i shkel apo “luan me to”. Një Amerikan do më thoshte kur isha në “ethet” e kartës jeshile: “Amerika është vend i mrekullueshëm, por kthehet në “ferr” kur ja shkel ligjet”.

Këtu nuk ka mbretër, as diktatorë. Këtu ka gjykatës që “të shkulin dhëmbë e dhëmballë” po shkele ligjet.

A nuk ishte e dhimbëshme “ecja më këmbë” e ish- presidentit në sallën e gjyqit. Po, në mos “e dhimbëshme” për ata që janë ithtarë të Trampit, ajo ishte shokuese për një shumicë të publikut sepse permes zhurmë mediatike, jepej një mesazh për “egërrsinë” e ligjit ndaj gjithkujt që e shkel. “Askush nuk është mbi ligjin” thonë amerikanët jo pa krenari.
Nuk ka “Gavroshë” në Amerikë, kur vjen fjala tek ligjet. Ish-Presidenti Tramp duket së do të jetë “Gavrosh” i një shoqërije që nuk i ka kursyer asgjë në gjithë jetën e vet. Ndryshe nga shumica Amerikane “mbytur në borxhe”, ish-presidenti e filloi jetën me “milionat e babait”, që me sa duket është “përkëdhelia vrastare”…Amerika është e amerikanēve dhe ligjit që “shtyp” çdo amerikan që guxon ta shkelë.
Ndieva keqardhje njerëzore për ish-presidentin tim, por Amerika nuk ka sentiment. Ka ligj të akullt që “godet” vetëm në sallën e gjyqit. Aty provohen të gjitha, akuza dhe pafajësia. Aty Amerika nuk ka mëshirë, as “gjynah” por secili është përballë ligjit dhe të vërtetës. Amerika është vërtet vend i lirë, por befas kthehet në “ferr” kur ja shkel ligjet.

Shefqet Meko
Shkruar gjatë fluturimit drejt Shqipërisë
On Air April 5th, 2023 , Minneapolis-Dallas

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Ola Xama/ Ndryshimet “epokale” që solli Belinda Balluku.
10 hours ago
Refuzuan të këndonin himnin e tyre kombëtar/ Ekipi i futbollit iranian të femrave përballet me vdekjen për sfidimin e regjimit, ndërhyn Trump për t’i shpëtuar
15 hours ago
Flamur Noka: Kodi i Heshtjes në grupin parlamentar të PS
15 hours ago
Fisnik Qosja reagon për takimin me BE-në: Nuk përfaqësoj maxhorancën, vetëm Bashkinë Kavajë dhe Shoqatën e të Zgjedhurve Vendorë!
15 hours ago
Vendimi i PS për Ballukun/ Berisha: Tani i përket sovranit të thotë fjalën e tij!
18 hours ago

Ola Xama/ Ndryshimet “epokale” që solli Belinda Balluku.

Refuzuan të këndonin himnin e tyre kombëtar/ Ekipi i futbollit iranian të femrave përballet me vdekjen për sfidimin e regjimit, ndërhyn Trump për t’i shpëtuar

Flamur Noka: Kodi i Heshtjes në grupin parlamentar të PS

Fisnik Qosja reagon për takimin me BE-në: Nuk përfaqësoj maxhorancën, vetëm Bashkinë Kavajë dhe Shoqatën e të Zgjedhurve Vendorë!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?