NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha nga Vlora: Zhvillimet kërkojnë që PD t’u përgjigjet flakë për flakë! Sot vendi i çdo demokrati është në shesh
    2 hours ago
    Dorëheqje e Kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij!/ DEKLARATË E PARTISË LËVIZJA E LEGALITETIT
    6 hours ago
    Flamur Noka: #SPAK ta presë Edi Ramën në aeroport…!
    9 hours ago
    Moody’s bën paralajmërim serioz lidhur me tregun e pasurive të paluajtshme/ Reagon Belind Këlliçi: Pjesa që qeveria fsheh nga vlerësimi i Moody’s për sektorin e ndërtimit!
    1 day ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Durrës Yacht Marina “përzë” kompaninë gjermane nga Porti i Durrësit; EMS: Zaptimi për dhënien e 90% të terminalit, në kundërshtim me kontratën koncesionare/
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Presidenti Begaj dekretoi shkarkimin Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Kryesore
Basir Çollaku/ Siguria Kombëtare e pandehur, Gys-SHISH-Roni, është Edi Rama
Të tjera
Berisha nga Vlora: Zhvillimet kërkojnë që PD t’u përgjigjet flakë për flakë! Sot vendi i çdo demokrati është në shesh
Kryesore Politikë
Kryeministri Rama shkarkon nga detyra si Kryetare e SHISH, Vlora Hysenin
Kryesore
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe benzinës, në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë, 22 shtator.
Ekonomia Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Durrës Yacht Marina “përzë” kompaninë gjermane nga Porti i Durrësit; EMS: Zaptimi për dhënien e 90% të terminalit, në kundërshtim me kontratën koncesionare/

Neutrale
Last updated: 2023/07/29 at 11:47 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Projekti i “Durrës Yacht & Marina” që përkon me zhvillimin e një porti jahtesh, ngritjen e 13 mijë apartamenteve dhe hoteleve që do të zhvillohet në truallin e portit aktual të Durrësit po çon drejt pezullimit të aktiviteteve ekonomike të shumë operatorëve që përpunojnë mallrat në këtë port, por edhe të qindra qytetarëve durrsake të punësuar në këtë port.

Prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme në mënyrë të befasishme, pa asnjë  komunikim zyrtar është bllokuar hyrja për kompaninë koncensionare gjermane EMS APO që përpunon anijet e mallrave rifuxho në terminalin Lindor të Portit të Durrësit.

Shkak i ndërhyrjes është për t’i hapur rrugë zhvillimit të projektit të Durrës Yahts Marina, ku për fazën e parë të ndërtimit të godinave me apartamente, sipas drejtueseve të kompanisë koncesionare EMS APO do të shfrytëzohet 90% e hapësirës së terminalit lindor ku operon kompania gjermane.

Menaxheri tregtar i koncensionarit Florian Cimo tha për Monitor se bllokimi i hyrjes për në terminalin Lindor ku operon kompania koncensionare gjermane është kryer pa asnjë komunikim të mëparshëm zyrtar.

“Ems Albanian Port Operator Shpk ushtron aktivitetin e saj në bazë të Kontratës Konçesionare të lidhur midis Ems Shipping & Trading GmbH me seli në gjermani dhe Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit (sot Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë e drejtuar nga Balluku) më datë 6.5.2013 për Menaxhimin dhe Operimin e Terminalit Lindor të Portit të Durrësit me një afat vlefshmërie prej 35 vitesh. (Shiko hartën e zonës së koncesionit dhe tabelën e aseteve fizike të marra në dorëzim).

Sot, më datë 29.7.2023, në ora 07:00 u konstatua hyrja pa autorizim nga operatori koncesionare të forcës së sigurisë portuale, e drejtuar nga Drejtori Ekzekutiv i saj Pirro Vengu dhe subjekti privat “Elmazaj Shpk” duke zaptuar një pjesë të terminalit e cila ndodhet në zonën koncesionare dhe për të cilën nuk ka një marrëveshje për këtë qëllim.

Subjekti EMS-APO ka depozituar denoncime si në SPAK për drejtorin e Autoritetit Portual për veprime të njëjta të ndodhura edhe më parë, por edhe në Policinë e Shtetit. Nga ndërhyrja dhe vendosja e barrierave prej betoni, është penguar aksesi në zyrat e administratës dhe aktiviteti i peshimit të kamionëve i cili është një hallkë e zinxhirit të shërbimeve që ofrohen nga operatori koncesionare EMS-APO. Subjekti po kryen ndërhyrje me mjete teknologjike duke vendosur kufizime prej betoni në zonën e koncesionit (shiko hartën dhe listën e aseteve të marra në dorëzim nga koncesionari)”, pohoi ai.

Edhe më herët në një intervistë për Monitor, Ceo i kompanisë koncesionari EMS EPO Manfred Mueller tha se qeveria shqiptare njoftoi transformimin e Portit të Durrësit në një port argëtimi pa u dhënë informacion të saktë dhe një grafik të qartë për ndërtimin e portit të ri publik në Porto Romano, si një vend alternativ për aktivitetin e Fehn-Group/EMS APO. Mueller pohoi se marrëveshja për “Durrës Yachts Marina” bie në kundërshtim pasi ka mbivendosje me kontratën koncesionare të EMS-Fehn-Group. https://www.monitor.al/mueller-i-ems-shteti-shkeli-kontraten-dyshime-se-projekti-shteteror-ne-porto-romano-do-behet-ndonjehere/

Drejtuesit e kompanisë shtuan se institucionet shqiptare kanë penguar qëllimisht aktivitetin e tyre që në vitin 2020, kur nisën trajtimin preferencial për operatorin privat në Porto Romano, për të vijuar më pas zënien e hapësirës së portit të Durrësit për projektin e Marinës. https://www.monitor.al/fatura-40-milione-euro-per-arbitrazhin-ne-portin-e-durresit-kompania-u-demtuam-qellimisht/

Kompania gjermane EMS APO që përpunon anijet e mallrave rifuxho në Durrës më herët  ka depozituar çështjen në Arbitrazh ku ka kërkuar dëmshpërblim prej 40 mln euro për trajtim të pabarabartë dhe diskriminues të kontratës koncesionare.

Objekti i kontratës koncesionare është menaxhimi, operimi dhe mirëmbajtja e Terminalit Lindor në Portin e Durrësit. Shteti shqiptar dhe EMS-Fehn-Group (d.m.th. EMS Shipping & Trading GmbH) kanë lidhur kontratën koncesionare në maj të vitit 2013. Kontrata shtrihet për një periudhë 35-vjeçare nga viti 2013 deri në vitin 2048. EMS-Fehn-Group themeloi Operatorin Portual Shqiptar EMS Shpk. (EMS APO) si njësi operacionale në Durrës. Kontrata i jep EMS-Fehn-Group/EMS APO të drejtën për të përpunuar ngarkesat rifuxho, ngarkesat e përgjithshme dhe ngarkesat projektesh në Terminalin Lindor. /D.Azo

Zona e koncesionit me hartë të marrë në dorezim me kontratë: kont konc dhe prot i dorezimit
Monitor.al

Neutrale July 29, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Presidenti Begaj dekretoi shkarkimin Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
2 hours ago
Basir Çollaku/ Siguria Kombëtare e pandehur, Gys-SHISH-Roni, është Edi Rama
2 hours ago
Berisha nga Vlora: Zhvillimet kërkojnë që PD t’u përgjigjet flakë për flakë! Sot vendi i çdo demokrati është në shesh
2 hours ago
Kryeministri Rama shkarkon nga detyra si Kryetare e SHISH, Vlora Hysenin
6 hours ago
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës dhe benzinës, në mbledhjen e zhvilluar këtë të martë, 22 shtator.
6 hours ago

Presidenti Begaj dekretoi shkarkimin Vlora Hyseni nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Basir Çollaku/ Siguria Kombëtare e pandehur, Gys-SHISH-Roni, është Edi Rama

Berisha nga Vlora: Zhvillimet kërkojnë që PD t’u përgjigjet flakë për flakë! Sot vendi i çdo demokrati është në shesh

Kryeministri Rama shkarkon nga detyra si Kryetare e SHISH, Vlora Hysenin

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?