NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Kryeministri Rama mbledh sot në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, çfarë pritet të diskutohet…
    23 hours ago
    Skandali me himnin shqiptar në Pustec/ Berisha: Reagimi i Ramës ishte i turpshëm, mbrojtën autorin kryesor, kryetarin e tyre të bashkisë
    2 days ago
    Bashkëbisedim me qytetarët/ Berisha: Kam mendim pozitiv për ambasadorin e SHBA, do shkoj në Amerikë me rastin e ndonjë konference
    2 days ago
    Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë goditur rëndë kapacitetet ushtarake dhe drejtuese të Iranit, duke përsëritur se Teherani nuk do të lejohet të zotërojë armë bërthamore.
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Të dënuarit në Britani për vrasje që pritet të deportohen në Shqipëri, mes tyre vrasësi serial i njohur si “Scarface”
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, dyshohet për 2 viktima
Aktualitet Kryesore
Basir Çollaku/ Yjet e ministrave shqiptarë dhe tavani hotelier i ministrave belgë
Të tjera
Kryeministri Rama mbledh sot në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, çfarë pritet të diskutohet…
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi: Sa stres të jetosh në Tiranë
Të tjera
Skandali me himnin shqiptar në Pustec/ Berisha: Reagimi i Ramës ishte i turpshëm, mbrojtën autorin kryesor, kryetarin e tyre të bashkisë
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Të dënuarit në Britani për vrasje që pritet të deportohen në Shqipëri, mes tyre vrasësi serial i njohur si “Scarface”

Neutrale
Last updated: 2023/07/23 at 8:53 AM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Edi Rama është i pari kryeministër që nënshkruan një marrëveshje të tillë për riatdhesim vrasësish të cilët i kanë kryer krimet në një vend të huaj. Por marrëveshja e tij nuk u ndal me aq, ai nënshkroi edhe dëbimin e emigrantëve shqiptarë të kapur në Britaninë e Madhe pa dokumenta ose që kërkojnë azil në Ruanda.

Ndërkohë marrëveshja e nënshkruar pritet që të sjellë në Shqipëri 17 shqiptarët të cilët njihen si vrasës serial në Britani pritet të deportohen drejt Shqipërisë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

“The Sunday Telegraph” shkruan se ata akuzohen për krime të ndryshme, kryesisht vrasjet, të cilat i kanë çuar pas hekurave.

45-vjeçari Mane Driza, që njihet ndryshe me pseudonimin ‘Al Pacino’ dhe ‘Tony Montana’ ose ‘Scarface’, është dënuar me 336 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar për vrasje.

Ai akuzohet për vrasjen e babë e bir në vitin 1999 në Shqipëri, njëkohësisht në po të njëjtën periudhë vrau edhe një person duke e qëlluar 120 herë me sëpatë e thikë. Pas largimit në Itali Mane Driza vrau dy burra në një bar në Siçili gjashtë muaj më vonë, duke shmangur me vështirësi vrasjen e një të treti kur iu bllokua arma.

I dyti në radhë qëndron 37-vjeçari Koçi Selamaj, i dënuar me minimum 36 vite burg për vrasjen e mësueses së shkollës fillore Sabina Nessa në shtator të vitit 2021. Refuzimi i tij për t’u paraqitur në bankën e të akuzuarve për të dëgjuar dënimin e tij ka bërë që Sekretari i Drejtësisë Alex Chalk të rishkruajë ligjet e Mbretërisë së Bashkuar për të detyruar shkelësit të përballen me gjykatën .

Ali Qazimaj 49 vjeç, u burgos me 35 vite pasi vrau çiftin e pensionuar Peter dhe Sylvia Stuart, pranë shtëpisë së tij në Suffolk në qershor të 2016-ës. Ai kishte punuar si kujdestar për një të afërm të dhëndrit të Stuarts, ndërsa kufoma nuk është zbuluar kurrë.

34-vjeçari Erland Spahiu, u dënua me 35 vite për rolin e tij në rrëmbimin dhe vrasjen e ish-boksierit Christopher Hughes në Lancashire. 37-vjeçari pësoi gati 100 lëndime, pasi ishte ndjekur nga një bandë. I përfshirë në po të njëjtën ngjarje është edhe 22-vjeçari Erion Voja, i cili ishte anëtari i dytë i bandës së tetë personave të dënuar me një total prej 229 vitesh burg për vrasjen e Hughes. Ai kurrë nuk e ka pranuar që ka kryer krimin.

Besnik Berisha, 45 vjeç, u burgos për 33 vite pasi u paraqit si oficer policie për të goditur me thikë 42 herë shokun e tij jashtë një shkolle. Viktima, Shkëlqim Paja, një baba 36-vjeçar, kishte kërkuar shlyerjen e një kredie prej 15 mijë funte për Berishën.

Pjesë e listës është edhe 33-vjeçari Eugert Merizaj, që u dënua me 32 vite burg për vrasjen e shokut të tij shpërndarës droge me armë gjahu, ndërsa Lundrim Gjikokaj, 40 vjeç, u dënua me 28 vite për vrasjen e një bashkëqytetari 27-vjeçar shqiptar për të shmangur shlyerjen e një borxhi prej 250,000 £.

27-vjeçari Elton Sefa, u dënua me 22 vite burg për vrasjen e kolegut të ndërtimit John Woodward, pas një sherri në një kantier në lindje të Londrës.

Pritet që të deportohet 27-vjeçari Josif Nushi, një anëtar i bandës shqiptare, që u dënua me 20 vite, pasi rrahu për vdekje një person që kishte tentuar t’u vidhte drogën, 29-vjeçari siç ishte Mihal Dhana, i dënuar me 16 vjet për vrasjen e një të riu.

Radian Lika, 36 vjeç dhe Brikel Palaj, 33 vjeç, u dënuan të dy me 20 vite burgim minimal për vrasjen me thikë të një bashkëqytetari shqiptar në një përleshje me thikë për kanabis. Shqiptarët Dorian Pirija, 33 vjeç dhe Qazim Marku, 25 vjeç, u burgosën me 19 vite pas një mosmarrëveshjeje të ngjashme për fermë kanabisi që rezultoi në vrasje.

Erlin Hasa, i dënuar me 23 vjet burg, u përshkrua si një përbindësh në gjykatë, pasi vrau me thikë një burrë në sulmin e bërë në një banesë.

“The Sunday Telegraph” ka kontaktuar me Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa ministri Ulsi Manja ka deklaruar se synonin që transferimet e para të bëheshin në shtator pas aplikimeve në gjykatat shqiptare për të njohur dënimet e dhëna nga gjyqtarët e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas marrëveshjes, Britania pritet t’i paguajë Shqipërisë 4 milionë paund në vit për të rimarrë 200 nga kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë të burgosur për vepra penale, përfshirë vrasjen, përdhunimin, vjedhjen me banesa dhe tregtimin e drogës

Neutrale July 23, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, dyshohet për 2 viktima
16 hours ago
Basir Çollaku/ Yjet e ministrave shqiptarë dhe tavani hotelier i ministrave belgë
22 hours ago
Kryeministri Rama mbledh sot në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, çfarë pritet të diskutohet…
23 hours ago
Lutfi Dervishi: Sa stres të jetosh në Tiranë
2 days ago
Skandali me himnin shqiptar në Pustec/ Berisha: Reagimi i Ramës ishte i turpshëm, mbrojtën autorin kryesor, kryetarin e tyre të bashkisë
2 days ago

Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, dyshohet për 2 viktima

Basir Çollaku/ Yjet e ministrave shqiptarë dhe tavani hotelier i ministrave belgë

Kryeministri Rama mbledh sot në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, çfarë pritet të diskutohet…

Lutfi Dervishi: Sa stres të jetosh në Tiranë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?