NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha me gazetarët: Çmimi i parë i Ramës për mbrojtjen kibernetike si çmimi i parë për ushqimin në botë gjatë komunizmit
    5 days ago
    Belind Këlliçi/ U besoj më shumë raporteve të gazetarëve për Edi Ramën, se deklaratave e puthjes së Marta Kos!
    5 days ago
    Reforma zgjedhore/ Berisha: PD dhe aleatët qëndrojnë për lista të hapura! Rama e deformoi njëanshmërisht sistemin zgjedhor që u vendos në 2008
    1 week ago
    Bashkë bisedim online me qytetarët/ Berisha: I uroj mirëseardhjen ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Eric Wend! Ndaj pikëpamjen se trafikantët e drogës janë terroristë të egër
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Erdogan- Greqisë: Ndalni armatosjen e ishujve, nuk bëjë shaka ! Ndërhyn SHBA…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Zjarri shkrumbon “Mesopotam Agrotourism Resort” në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër
Aktualitet Kryesore
Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan
Aktualitet
Emigrantët tanë/ Kreu i Legalitetit, Shpëtim Axhami u shpreh mirënjohjen dhe u kujton porositë e pasaportës Mbretërore
Të tjera
Irena Beqiraj/ Vlora e kthyer në “një pr*stitutë” e pasjellshme turistike!
Të tjera
5.5 MILIONË EURO PËR TË MBIKËQYRUR KONCESIONET, 400 MIJË EURO PËR EMERGJENCAT!
Ekonomia
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Erdogan- Greqisë: Ndalni armatosjen e ishujve, nuk bëjë shaka ! Ndërhyn SHBA…

Neutrale
Last updated: 2022/06/11 at 8:48 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara bënë thirrje të premten për shmangien e retorikës tensionuese, pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi Greqinë të çmilitarizojë ishujt në detin Egje, duke shtuar se “nuk po bënte shaka” me paralajmërimin.

“Ftojmë Greqinë të ndalojë armatosjen e ishujve që kanë status joushtarak dhe të veprojë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare . Nuk po bëj shaka, po flas seriozisht. Ky vend (Turqia) është i vendosur”, tha zoti Erdogan.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohet dhe të mbrohet.

“Ne vazhdojmë të inkurajojmë aleatët tanë të NATO-s, Greqinë dhe Turqinë që të punojnë së bashku për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë diplomatike”, tha zëdhënësi.

“U bëjmë thirrje aleatëve tanë të shmangin retorikën që mund të rrisë më tej tensionet. Për Shtetet e Bashkuara, Greqia dhe Turqia janë të dyja partnere të forta dhe aleate kryesore të NATO-s”, vazhdon reagimi i Departamentit të Shtetit..

Greqia dhe Turqia kanë pasur prej kohësh mosmarrëveshje për çështje si kufijtë detarë dhe pretendimet në Detin Mesdhe, si dhe hapësirën ajrore, emigrantët dhe Qipron e ndarë etnikisht.

Tensionet janë ndezur sërish kohët e fundit mbi ishujt e Egjeut, të cilët Ankaraja thotë se nuk mund të armatosen sipas traktateve ndërkombëtare.

Në fjalën që mbajti ndërsa ndiqte stërvitjet ushtarake turke pranë rajonit bregdetar të Izmirit në Egje, zoti Erdogan i bëri thirrje Athinës që “të shmangë ëndrrat, veprimet dhe deklaratat që do të sillnin si pasojë pendimin” dhe përmendi luftën për pavarësinë e Turqisë në fillim të viteve 1920, kur turqit mundën fuqitë okupuese, përfshirë Greqinë.
“Turqia nuk do të heqë dorë nga të drejtat e saj në Egje dhe nuk do të tërhiqet nga përdorimi i të drejtave të përcaktuara nga marrëveshjet ndërkombëtare kur bëhet fjalë për armatosjen e ishujve,” tha zoti Erdogan.
Javën e kaluar Erdogan njoftoi se Turqia po ndalte të gjitha bisedimet dypalëshe me Greqinë për një mosmarrëveshje me kryeministrin grek dhe atë që Ankaraja e quan shkelje të hapësirës ajrore.

Të dy kishin rifilluar bisedimet dypalëshe në vitin 2021 për përmirësimin e lidhjeve pas një ndërprerjeje pesëvjeçare, por kanë bërë pak përparim.

Ankara thotë se ishujt e Egjeut iu dhanë Greqisë sipas traktateve të 1923 dhe 1947 me kusht që ajo të mos ketë armë atje.

Greqia ka thënë se komentet e Turqisë për armatosjen e ishujve janë “të pabaza” dhe ka akuzuar Ankaranë se ka vënë në pikëpyetje sovranitetin e saj mbi ta.

Të enjten, Ministria e Jashtme e Greqisë lëshoi 16 harta të cilat tha se “përshkruajnë, në një mënyrë të qartë, veprimet dhe pretendimet e paligjshme, të njëanshme të Turqisë.”

Të dy vendet u kanë dërguar letra Kombeve të Bashkuara duke parashtruar pozicionet e tyre rivale në hapësirën ajrore dhe ishujt./VOA

TAGGED: Lajme
Neutrale June 11, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Zjarri shkrumbon “Mesopotam Agrotourism Resort” në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër
1 day ago
Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan
4 days ago
Emigrantët tanë/ Kreu i Legalitetit, Shpëtim Axhami u shpreh mirënjohjen dhe u kujton porositë e pasaportës Mbretërore
4 days ago
Irena Beqiraj/ Vlora e kthyer në “një pr*stitutë” e pasjellshme turistike!
5 days ago
5.5 MILIONË EURO PËR TË MBIKËQYRUR KONCESIONET, 400 MIJË EURO PËR EMERGJENCAT!
5 days ago

Zjarri shkrumbon “Mesopotam Agrotourism Resort” në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër

Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan

Emigrantët tanë/ Kreu i Legalitetit, Shpëtim Axhami u shpreh mirënjohjen dhe u kujton porositë e pasaportës Mbretërore

Irena Beqiraj/ Vlora e kthyer në “një pr*stitutë” e pasjellshme turistike!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?