Arrat në kombinim me mjaltin përfaqësojnë një ilaç natyral të jashtëzakonshëm, i cili nuk mund të krahasohet as me preparatet farmaceutike më të forta.
Ky kombinim siguron që trupi ynë të marrë të gjitha vitaminat, mineralet, proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet e nevojshme, ndër substanca të tjera të dobishme.
Por cilat janë arsyet kryesore pse arrat me mjaltë janë të vlefshme për shëndetin tonë?
1. Anemia – Përgatitni një përzierje prej 1/2 kg mjaltë, 1/2 kg arra të shtypura dhe lëngun e një limoni. Përziejini mirë dhe konsumojeni 1 lugë, 3 herë në ditë.
Arrat dhe mjalti janë ideale për rikthimin e shëndetit të njerëzve të rraskapitur dhe anemikë.
2. Dhimbje koke – Përzierja e mjaltit dhe arrave nuk është vetëm e shijshme, por është vërtetuar se ndihmon edhe në qetësimin e dhimbjeve të kokës dhe pagjumësi.
3. Ulçera e stomakut – Përgatitni qumësht arrash me mjaltë.
Procesi është mjaft i thjeshtë – do të vendosni 20 gr. arra të shtypura në ujë të nxehtë, do i përzieni mirë dhe do i kulloni. Më pas në këtë ujë do të shtoni 2 lugë mjaltë dhe qumështi juaj është gati. Ju do të merrni 2-3 lugë, gjysmë ore para çdo vakti.
4. Impotenca – Është një recetë nga kohët e vjetra: Përzieni arra të grimcuara me një sasi të barabartë mjalti. Merrni 2 lugë nga kjo përzierje, 2-3 herë në ditë gjysmë ore pas ngrënies. Për rezultatin e dëshiruar, trajtimi duhet të merret për 20-30 ditë.
5. Presioni i lartë i gjakut – Në problemet e tensionit të lartë rekomandohet të konsumohet një përzierje prej 100 g. arra me një sasi të barabartë mjalti çdo ditë, për një periudhë prej 45 ditësh.
6. Hipertensioni dhe mungesa e hekurit – Duhet të konsumoni një përzierje prej 100 g. arra dhe një sasi të barabartë mjalti çdo ditë, për 45 ditë. Ky kombinim është gjithashtu shumë efektiv në trajtimin e ishemisë. Një lugë mjaltë së bashku me 3-4 arra është jo vetëm e shijshme, por edhe një ilaç natyral për dhimbjet e kokës, pagjumësinë dhe ngurtësimin. E njëjta sasi është e mjaftueshme për të na mbrojtur nga shtimi i rrezatimit, thotë mjeku i famshëm amerikan D.Gail.
Nga destora.com
Përgatiti neutrale.al

