Nuk është vetëm për të qeshur.
E prura nga e kaluara, jo shumë e largët edhe se kjo që ka ndodhur në fillimet e diktaturës vrastare, ndodh edhe tani, vetëm format ndryshojnë, të bijtë e tyre kemi në pushtet dhe më të rrezikshëm se baballarët e tyre.
Kam shumë e shumë vjet që votoi, kjo per vetë moshën …..gjithmonë, kur ka votime, kujtoj një bisedë, bërë me një mikun tim të vjetër, ja kishte treguar ati i tij.
Historia është kjo – në zgjedhjet e para, mbas vendosjes së komunizmit në Shqipëri, të atin e mikut tim, e kishin marrë nga qyteti ku banonte dhe e kishin çuar, kryetar të komisionit të zgjedhjeve, në qendrën e votimit, në fshatin Borja, Kukës, (më duket se është fshati i Namik Dokles).
Në këtë fshat, ishin vetëm 51 votues. Theksoi se, ishin kundër pushtetit që sapo kishte ardhur…..votimi bëhej me gogla. Mbas mbarimit të te votimit, u panë kutitë. Rezultati ishte –në kutinë kundër ishin 50 gogla……në kutinë pro ishte vetëm 1 gogël, (thua të ketë qenë e një Dokle) …..Erdhi momenti i shpalljes së rezultatit, si t’ja bënin……komisionerët shikonin njeri-tjetrin në sy. Prisnin të fliste kryetari, por ai heshtëte….atëherë, ndërhyn i deleguari i partisë, në shoqërinë e shokut të sigurimit dhe duke parë nga shoku i vet, sigurimsi, u thotë :- eejjjj e doni jetën apo jo?……ndryshoni kutitë ….dhe ashtu u bë.
Rezultati u shpall– 50 votues për partinë dhe 1 votues kundër …….
Mbas disa ditëve, në atë vend ku mblidheshin burrat e fshatit, u hap diskutimi i votimeve…… pothuajse të gjithë, duke pëshpëritur, i thoshin njeri-tjetrit në vesh…..ajo vota kundër ishte vota ime…..jo ti, i kthehej ai, unë e votova kundër,……jo i thoshte tjetri, isha unë ai që votova kundër ……dhe në përfundim, nuk u muar vesh se kush ishte ai që votoi kundër partisë, por……fshati e di se çfarë hoqi…….

