NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
    5 hours ago
    Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
    1 day ago
    Këshilli Kombëtar/ Kryetari i PD, Sali Berisha ka propozuar emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesi i diasporës dhe Komisionin e Apelit (emrat)
    2 weeks ago
    Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: KRYEMINISTRI (Teresa Dalama, në shqip nga Bajram Karabolli)
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
Ekonomia Kryesore
Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
Kryesore Politikë
Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
Aktualitet Kryesore
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
Të tjera
Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

KRYEMINISTRI (Teresa Dalama, në shqip nga Bajram Karabolli)

Neutrale
Last updated: 2022/05/25 at 10:34 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Kryeministri, në gjumë, hidhet përpjetë nga një ëndërr e tmerrshme. Ende në ankth shikon fytyrën në pasqyrë. Është mesnatë, po gjumi i iku dhe nuk e ndjell dot më.
Gdhihet një ditë e turbullt, njësoj si shpirti i tij. Del në kopsht për t’u siguruar se gjithçka është në rregull. Ndërsa sëllin, kujton imazhet tronditëse të ëndrrës: në qelqnajat e mëdha të dritareve të dhomës së gjumit, njerëz që zvarriteshin, duke u ngjitur drejt çatisë. E ha mëngjesin pa oreks dhe e kalon ditën tërë shqetësim: ato skena, edhe pse të vagëlluara, nuk i hiqen dot nga koka.
Kur shkon në zyrë, e informojnë për incidentet e fundit, dje dhe në vazhdim: «Z. Kryeministër, njerëzit kanë braktisur vendet e punës. Kompanitë janë në krizë. Mijëra njerëz kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit dhe policia ka përdorur forcën për t’i shpërndarë. Për pasojë, ka tridhjetë të vdekur dhe njëqind të plagosur: të gjithë janë protestues». Kryeministri bën një telefonatë dhe udhëzon kreun e Ministrisë së Sigurisë Kombëtare që të mos përsëriten më turbullira: «Duhet dhënë fund protestave në rrugë; na prishin imazhin e mirë. Shërbimi policor dhe ai i inteligjencës duhet të jenë më të rreptë dhe më efikas.» Kryeministri ishte i bindur se koordinimi i këtyre dy organeve do të rivendoste rendin.
Netët në vijim fle më qet, por kjo qetësi është tejet e përkohshme. Kalon vetëm një javë dhe, përsëri, i njëjti makth në gjumë. Tani njerëzit që ngjiten përpjetë qelqnajës janë shumë më tepër. Ka edhe gra edhe fëmijë. Zgjohet duke u dridhur. Thërret shefin e sigurisë dhe i thotë se kishte armiq që përpiqeshin të pushtonin rezidencën e tij. Kontrollojnë çdo qoshe të vilës dhe gjithë anekset dhe lulishten përqark, por nuk gjejnë asgjë të dyshimtë.
Atë ditë, mbledh Këshillin e të Trembëdhjetëve dhe trajton çështjen e marrëdhënieve ndërkombëtare. Urdhëron që organet më të larta ekonomike dhe politike të merrnin masat urgjente që, marrëdhëniet me vendet e ndryshme, të konsolidoheshin me marrëveshje të reja bashkëpunimi. Pastaj, Kryeministri kërkon informacion mbi zhvillimet e fundit në vend.
– Z. Kryeministër, situata kërkon që përqendrimeve të dhunshme, aty-këtu, u duhet dhënë fund; jo vetëm për sigurinë tonë, por edhe për atë të aleatëve tanë, – thotë Ministri i Sigurisë.
– Mos i përkëdhelni. Veproni me dorë të fortë. Mos lejoni aspak trazira që rrezikojnë paqen që e kemi arritur me aq shumë përpjekje, – përfundon Kryeministri.
Atë natë, për të fjetur top, merr një pilulë gjumi dhe bie hop në shtrat, pa e çarë kokën për shqetësimin e ëndrrës së tij. Por, shumë shpejt, zgjohet nga një makth i çuditshëm: diçka dukej sikur notonte në mjedisin e dhomës dhe e bënte ajrin të rëndë. Thërret mjekun dhe i tregon për atë ndjesi të rrallë. Mjeku, pa i kushtuar shumë rëndësi kësaj ndjesie, i jep një qetësues për t’i larguar shqetësimin.
Gjatë ditëve në vijim, vendi gëzon qetësi absolute. Revoltat e studentëve ishin mposhtur, protestat me braktisje të punës ishin luftuar me një ligj të posaçëm kundër dembelëve dhe keqbërësve, si pasojë e të cilit po zbrazeshin rrugët dhe po mbusheshin burgjet. Tashmë vendit i duheshin një numër më i madh burgjesh. «Ruajtja e qetësisë në rrugë është gjëja më e rëndësishme», i sugjeron Kryeministri Këshillit të Trembëdhjetëve. Kësisoj, për të ruajtur rendin vijnë ndihmë edhe forca ushtarake. Kjo masë dha rezultate të mira, megjithëse, në gjithë vendin, la dhjetë mijë të vdekur, triëdhjetë mijë të plagosur dhe shumë të tjerë të humbur. Me urdhër të Kryeministrit, Këshilli mblidhet përsëri. «Megjithatë, kurrsesi nuk duhet të kthehemi mbrapsht», thonë të gjithë, njëzëri.
Atë natë Kryeministri fle paqësisht, pa asnjë makth. Të nesërmen i raportojnë se përsëri kishte pasur trazira dhe se kishte pesë mijë protestues të vdekur, gjatë përplasjes me forcat qeveritare.
Vjen nata dhe Kryeministri bie për gjumë. Përsëri shikon në ëndërr njerëz që ngjiten në qelqnajën e dritares. Por kësaj radhe gjëja është shumë më e tmerrshme: E gjithë vila e tij, përfshirë lulishten, ishte pushtuar nga njerëz të veshur me të zeza. Ishin aq afër sa dukeshin si një trup i vetëm që zvarritej nëpër dysheme dhe mure, drejt tavanit të dhomës së gjumit. I mbytur në djersë të ftohta, zgjohet i llahtarisur, duke bërtitur. Thërret shefin sigurisë. Kontrollojnë me kujdes, gjithë godinën dhe vendin, tej e këtej, por, pas disa orësh kërkimi intensiv, nuk gjejnë asgjë të dyshimtë. Kur mjeku, me shumë kujdes, i thotë se vuante nga ankthi, Kryeministri urdhëron që, në gjithë vendin, të bëhej një anketim për të kontrolluar popullaritetin e tij. Pas kësaj, sondazhet mësojnë se gjysma e popullsisë ishte e pakënaqur me politikën e qeverisë. Shërbimet e Inteligjencës i raportojnë: «Z. Kryeministër, gjysma e popullsisë është e devotshme për ju». «Atëherë, le të shtojmë burgjet për gjysmën tjetër. Unë nuk dua kundërshtarë», urdhëron Kryeministri.
Kur mëson se burgjet qenë kthyer në fuçi baruti, se trazirat në to po bëheshin më të shpeshta dhe se rojet nuk ishin në gjendje të ruanin rendin, Kryeministri, përsëri, në gjumë tmerrohet nga makthi. Turma të mëdha njerëzish ngjiten ngadalë, duke e lëpirë atë. Përsëri thërret shërbimin, por tashmë nuk i vjen askush. Atëherë, përpiqet të ndezë dritat, por dritat nuk ndizen. Shikon se jashtë, po grumbullohet një turmë e madhe me njerëz. Fytyrat e tyre janë të tmerrshme: të shqyera dhe të mbuluara në gjak. Nga era e padurueshme që depërton përmes të çarave të dyerve dhe dritareve Kryeministri nuk merr dot frymë. Më në fund, vë re se ata ishin të vdekur. O Zot, gjithandej të vdekur! Edhe pse errësirë, ai mund të shohë se, kudo në lulishte, po mbinin trupa të vdekur. Ngado kufoma që përpiqen të gëlltisin vilën. Kryeministrit i mbahet fryma, por tmerri e pengon të hapë dritaren. Me shumë mundim, përpiqet të hedhë disa hapa drejt derës, por me të arritur atje, shikon se doreza e derës fillon të lëvizë. Dera po hapet ngadalë… Një ulërimë rrëqethëse i del nga fyti. Pastaj, mbi tërë vilën kryeministrore, bie një heshtje varri.
Në tetë të mëngjesit, Kryeministrin e gjejnë të shtrirë në dysheme, pranë shtratit, me sytë të shqyer.
Shërbimi i Sigurisë me përforcime rrethon zonën e vilës së Kryeministrit, por asgjë të dyshimtë nuk gjejnë, përveç asaj se tërë banesa kutërbonte nga një erë e qelbur mbytëse.  
Atë ditë, Shërbimet e Informacionit japin lajmin e shkurtër: «Sot në mëngjes, në vendbanimin e tij, Kryeministri u gjend i vdekur, në rrethana të çuditshme. Po hetohet mbi implikimet e mundshme të një komande ekstremiste që mund të ketë hyrë në rezidencë gjatë natës.»

Neutrale May 25, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?
4 hours ago
Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.
5 hours ago
Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.
10 hours ago
Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë
1 day ago
Belind Këlliçi: Shqiptarët kanë paguar 500 milionë dollarë për ‘drejtësinë e re’, por korrupsioni vetëm është rritur, kurse mega aferat e Edi Ramës, vijojnë të mos preken!
1 day ago

Analizë nga Xhelal Mziu/ EURO PO BIE…PO KUSH FITON DHE KUSH PO PAGUAN FATURËN?

Belind Këlliçi/ Rritet çmimi i naftës. Më shumë shpenzime për qytetarët, më shumë përfitime për Edi Ramën.

Kurbin/ Zbardhet ngjarja ku u plagos me armë zjarri në këmbë një 22-vjeçar.

Basir Çollaku/ Besëmbajtësi Rama besëprerë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?