Sot do të zgjidhet kreu i ri i SPAK.
Në një postim në rrjetet sociale, drejtuesi aktual i SPAK, Arben Kraja, ka publikuar një foto me 3 prokurorët Xholi, Dumani dhe Kondili që janë në garë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme dhe u ka uruar suksese kandidatëve.
Kraja shkruan në postimin e tij se “SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë”.
Simbas procedurës,
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të intervistojë të tre kandidatët për postin e kreut të këtij institucioni.
I pari që do të paraqesë platformën para anëtarëve të KLP-së është Adnan Xholi dhe më pas do të vijojë Altin Dumani e Edvin Kondili.
Pas kësaj, anëtarët e KLP-së përmes një votimi të hapur, do të përcaktojnë se kush do të jetë drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme.

