Asnjëherë nuk ka qenë as do të jetë e lehtë me dashtë
Me mbeshtetjen e humanistit deputet Flamur Hoxha, i cili ne keto kohe te paqeta ka miresine, kthjelltesine e qartesine per ta dite kush cfare eshte e rendesishme e jetegjate ne kete bote, qe ka mision te botoje e nderoje ata korifej te letrave shqipe qe kane bere per kete vend por qe jane sakrifikuar, e denuar nga regjimi komunist, te shtunen me 28 tetor 2022, Shtepia botuese Klubi i Poezise, organizoi pelegrinazhin e radhes me shkrimtare miq te saj ne Berat per te vene nje tufe lule tek varri i kolosit te kultures kombetare Vexhi Buharaja, te cilin regjimi komunist e perbuzi, lincoi, menjanoi dhe e caktoi te bente pune te rendomta kur ai kishte dije e fuqi per pune te medha per Shqiperine.
Ne Berat ne prani te vajzes, djalit dhe familjareve, vume nje tufe lule tek varri i Vexhi Buharase, vendosem mbi varr nje kopje te illz, reviste letrare e Tiranes ne te cilen ai eshte personaliteti, shkuam tek lulishtja ku ka qene nje stol ku ulej Buharaja, stol te cilin nuk ia zinin qytetaret ne shenje nderimi, shkuam tek vendi ku ka qene berbehania ku ai 8 vjet preu bileta per klientet dhe ne Biblioteken qe ka emrin e tij beme nje sesion modest perkujtimor.
Ky pelegrinazh i shkrimtareve qe organizoi shtepia botuese e promovuese Klubi i Poezise eshte i teti ne radhen e pelegrinazheve qe kemi organizuar me mbeshtetjen e humanistit deputet Flamur Hoxha.
E kemi nise me nderimin dy here te poetit qe e varen, Havzi Nela, kur iu vu busti e kur iu ndertua shtepia per ta bere muze, kemi nderuar poetin e pushkatuar nga partia Trifon Xhagjika, kemi vijuar ne Berzheste me nderimin per dy poetet e pushkatuar nga partia jone Vilson Blloshmi e Genc Leka, kemi nderuar Homerin shqiptar Gjergj Fishta ne Fishte, kemi nderuar poeten e vdekur ne internim Musine Kokalari ne Rreshen, kemi vazhduar me nderimin e At Anton Harapit dhe dom Ndre Zadeja ne Shkoder. Dhe se fundi vijuam me ndermin per Vexhi Buharane qe e vrane ngapak e perdite me perbuzje.
Si drejtues i Klubit te poezise dhe organizator i ketyre pelegrinazheve, falenderoj me perzemersi mbeshetetesin e perhershem te botimeve e te veprimtarive qe organizoj, deputetin Flamur Hoxha per miresine e seriozitetin e tij.
Por nje falenderim te ngrohte dua ta bej per shkrimtaret qe marrin pjese ne keto pelegrinazhe dhe vijne te nderojne e te shprehin mirenjohje per korifejte qe ne nderojme.
Asnjehere nuk ka qene as do te jete e lehte me dashte, me i kushtue kohe e vemendje, mund e lodhje nje gjeje qe nuk ka lidhje me xhepin dhe interesin personal.
Veprimtarite e Klubit te Poezise nuk kane patur as kane mbeshtetje e perkrahje shteterore, shteti nuk na sheh me sy. Nuk kam patur as kam perkrahje nga shoqata e donatore nderkombetare qe japin para vetem po tu dergosh fotografi sikur ke bere aktivitete limonate. Per dreq nuk bej dot aktivitete limonate.
Per kete vit edhe dy pelegrinazhe kemi per te organizuar me mbeshtetjen e humanistit Flamur Hoxha, ne Durres per at Vincens Prenushin e ne Shkoder ne biblioteken ku ka punuar At Gjergj Fishta.


