Ja mesazhi i plotë i kreut të PD-së, Sali Berisha:
Një tragjedi e vërtetë në festën e Halloween në Seul!
Të dashur miq,
Mbi 150 persona kanë vdekur dhe mbi 80 janë plagosur në një shtypje masive të masës së madhe të njerëzve që po festonin Halloween-in në Seul në Korenë e Jugut.
Me këtë rast, i shpreh ngushëllimet me të ndjera familjeve të viktimave që humbën jetën në këtë tragjedi të rëndë, si dhe autoriteteve të vendit dhe lutem për shërimin e plotë të të plagosurve. #sb


